AlbanianSport.com 25/12/2018 22:40
ASNN – Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi ka arsye të jetë i shqetësuar. Ai nuk ka një sulmues të spikatur që të zgjidhë skemat e tij taktike. Jo rastësisht ai pranoi publikisht se skemat e tij nuk gjenin përdorim në lojën e përfaqësueses. Nëse në mbrojtje kemi lojtarë të mirë si Hysaj, Gjimshiti, Veseli e ndonjë tjetër që luajnë titullarë me skuadrat e tyre, shoqëruar në prapavijë dhe me dy portierë të nivelit të lartë si Strakosha e Berisha, mesfusha dhe sulmi nuk e kanë potencialin e duhur.
Lojtarët kryesorë kanë minutazh të limituar. Është e habitshme, por lojtarëve që Panuçi u besoi më shumë në Ligën e Kombeve, si Bekim Balaj dhe Eros Grezda, kanë shënuar më pak nga sulmuesit kuqezi. Natyrisht, në ligat e forta e të mëdha të Evropës është e vështirë të realizohen shumë gola, por një sulmues i mirë në një sezon të rregullt duhet të shënojë të paktën 15 gola për të qenë lojtar i mirë. Praktikisht, asnjë nga lojtarët kuqezi nuk e ka ritmin e duhur në pjesën e parë të edicionit për të kapur këtë shifër.
Nga sulmuesit shqiptarë të Kombëtares, nga ata që luajnë në ligat e para, më i miri duket të jetë Azdren Llullaku, që ka shënuar me Astra Xhiurxhiun në kampionatin elitar rumun 5 gola në kampionat dhe 3 në kupë, gjithsej 8 gola. Edhe Fiorin Durmishaj në Greqi ka shënuar në total 7 gola, një ecuri e mirë për një lojtar të ri. Natyrisht, pozitiv është dhe ecuria e Rei Manajt me Albaseten në Segunda Divizion të Spanjës. Lushnjari ka shënuar 5 gola me ekipin e tij në kampionat dhe dy gola në kupë.
Një ecuri e mirë padyshim kjo për një futbollist të ri. Çuditërisht, një nga lojtarët më efikasë duket të jetë sulmuesi veteran Hamdi Salihi, i cili ka shënuar katër gola në ligën e dytë austriake. Një ecuri të mirë ka dhe Myrto Uzuni në Kroaci, me Lokomotivën e Zagrebit, me 5 gola gjithsej. Por, asnjë nga lojtarët shqiptarë e vecmas ata që janë të Kombëtares aktualisht, nuk mund të qughen “bomber”.
Lojtari Liga Ekipi Gola në kupë Gola në ligë Gjithsej
Azdren Llullaku Rumani Astra 3 5 8
Taulant Seferi Zvicër 2 Vinterthur 1 6 7
Fiorin Durmishaj Greqi Panionios 2 5 7
Rei Manaj Spanjë 2 Albasete 1 5 6
Myrto Uzuni Kroaci Lokomotiva Zagreb 1 4 5
Hamdi Salihi Austri 2 Vjener Nojshtad 1 4 5
Sindrit Guri Belgjikë Ostende 2 1 3
Eros Grezda Skoci Gllasgou Rejnxhërs 0 2 2
Sokol Cikalleshi Turqi Gëztepe 2 0 2
Xhakomo Vrioni Itali Venecia 0 1 1
Bekim Balaj Rusi Akhmat Grozni 1 0 1