AlbanianSport.com 24/12/2018 22:05
ASNN – Skënder Gega bën bilancën e dy fazave: Jemi mirë, në merkato na duhen lëmvizje racionale. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, duket i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij në dy javët e para të sezonit, ku të kuqtë mbajnë vendin e parë me 37 pikë. Natyrisht, jo gjithçka shkon perfekt, por për Gegën rëndësi ka që skuadra funksionon, është e bashkuar, e organizuar dhe me këtë ritëm mund t’ia dalë të fitojë titullin.
Duke folur për rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, trajneri i skuadrës së kuqe bëri një bilanc të pjesës së parë të sezonit dhe siguroi që Partizani do të jetë deri në fund i përkushtuar për të arritur maksimumin. “Partizani është një vend ku unë e kam filluar karrierën, – u shpreh trajneri Gega, – është një dëshirë e madhe që po punoj këtu. Kur bën diçka që ti e do, është e thjeshtë. Të drejtosh një skuadër si Partizani është një përgjegjësi e madhe.”
“Çdonjëri nga ne duhet të rritet dhe të përmirësohet, – ka vijuar ai. – Jam i kënaqur me pikat e forta që kemi dhe së bashku le të shpresojmë te suksesi. Secili ka specifikën e vet dhe të gjitha ekipet janë rivalët e Partizanit për titull. Një kampionat me 4 faza është shumë i vështirë dhe ndeshjet kundër Skënderbeut janë për të ardhur keq, sidomos në ndeshjen e parë, ku humbëm në sekondat e fundit. Unë nuk do të dëshiroja asnjëherë që të largoj dikë që nuk e meriton dhe nuk do ta bëj.”
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në janar, të jemi racionalë dhe të mos kthehemi pas me gabime, – vijoi trajneri i “demave të kuq”. – Janë me gishta ata që nuk më kanë bindur, prandaj jam i lumtur me pjesën më të madhe të skuadrës. Është një sfidë e gjatë, kampionat i gjatë. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe për fatin tonë të mirë, kemi mbështetjen e presidentit. Por kemi dhe diçka tjetër, që të tjerët nuk e kanë: Tifozët e mrekullueshëm!” – përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.