Kërcimi me shkop, një garë 2,500 vjeçare me arritje fizike e teknologjike

Share Button

AlbanianSport.com 23/12/2018 20:00

ASNN – Kërcimi së larti është një garë e zakonshme në pistat dhe fushat e atletikës, ku gjithçka rrotullohet rreth një shtize të gjatë elastike, një shkopi që në ditët e sotme përbëhet prej tekstili me fije qelqi ose një fibër karboni, të cilat shfrytëzohen për të kapërcyer pengesën në një lartësi të konsiderueshme. Kërcimi me shkop është i njohur që në kohët e lashtësisë, sidomos tek kretanët, që e kishin sport mjaft të zhvilluar. Si sport olimpik modern, kërcimi së larti u aplikua për herë të parë në Lojërat Olimpike të Athinës më 1896 për meshkujt, kurse për femrat u aplikua për herë të parë në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000.

Kërcimi me shkop klasifikohet si një prej katër kërcimeve në atletikë që janë kërcimi së gjati, kërcimi së larti, kërcimi trehapësh dhe kërcimi me shkop. Kjo disiplinë, ndryshe nga të gjitha garat e atletikës, kërkon më shumë bazë materiale se çdo disiplinë tjetër, madje kërcimi me shkop kërkon pajisje të specializuara. Shumë prej këtyre pajisjeve janë të natyrës gjimnastikore. Madje shumë sportistë të gjimnastikës që kanë pasur sukses në këtë sport, kanë mundur të bëhen kampionë dhe rekordmenë botërorë në kërcimin me shkop. Sidoqoftë, shpejtësia e sportistit dhe drejtimi apo barazpeshimi i elementëve para vendosjes së shkopit është përcaktues për rezultatin në garë.

Nuk ka garë në atletikë që të ketë marrë më shumë vëmendje në aspektin studimor dhe teknologjik sikurse kërcimi me shkop. Kjo vjen për shumë arsye, por kryesisht ka të bëjë me ruajtjen e sportistëve nga dëmtimet e gjymtyrëve dhe dëmtimet e natyrave të tjera, por edhe për të krijuar lehtësira në garë. Dhe këto prova e studime kanë afro 200 vjet që aplikohen gjerësisht nga universitetet e shquara britanike, gjermane dhe amerikane. Në fillim është përdorur druri i bambusë, si dhe tubat e aluminit. Por me përsosjen e teknologjisë shkopi që përdoret për kërcim është i sofistikuar dhe zakonisht është fibër karboni ose material tekstil me fije qelqi.

Kjo u lejon atletëve të arrijnë lartësi të mëdha dhe një elasticitet të pabesueshëm. Dy elementë janë kryesorë: shpejtësia dhe forca. Por pranohet gjerësisht se më shumë se sa sport, kërcimi me shkop është teknikë dhe taktikë. Për sa i takon shkopit të kërcimit ai ka përmasa standarde dhe përbërje të njohur e të miratuar. Realizimi i provës quhet i suksesshëm kur përmbushen kriteret e kërcimit, kapërcimi i stekës në lartësi pa çuar në rënien e saj, si dhe një rënie e trupit që të mos shkaktojë probleme të karakterit shëndetësor. Janë marrë masa vit pas viti për të evituar përplasjet, rënien e rrezikshme, apo dhe dëmtimet, duke përdorur material të butë në pjesën ku realizohet kërcimi.

E sidomos pjesa ku bien atletët në pjesën e pasme. Rënia duhet të bëhet zakonisht me pjesën e shpinës, kryesisht me shpatulla, pasi rënia me këmbë rrezikon dëmtimin e gjymtyrëve.

Sportistët më të mirë të kërcimit së larti i përkasin kryesisht Evropës Lindore. Për vite me radhë, rekordin e ka thyer plot 14 herë dhe e ka mbajtur i famshmi e i papërsëritshmi, Sergei Bubka i ish-Bashkimit Sovjetik e më vonë i Ukrainës, me 6 metër e 15 centimetër, regjistruar në vitin 1993, por vitet e fundit rekordin e tij e theu një francez, Renod Laviljenë me 6 metër e 16 centimetër në vitin 2014. Çuditërisht, rezultatet maksimale në kërcimin me shkop janë regjistruar në sallat e mbyllura (indoor) dhe në muajin shkurt. Në Shqipëri kjo disiplinë atletike nuk është e zhvilluar, megjithëse vite më parë ka pasur sportistë të mirë.

Aty ku “kampion” ka qenë një emër i njohur i atletikës tonë, si Pavllo Mihali. Kërcimi së larti është një sport mjaft i bukur, që kërkon forcë, shpejtësi dhe inteligjencë. Më shumë se sa përgatitje fizike ky sport kërkon teknikalitet të përsosur dhe kjo e bën atë mjaft të veçantë. Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet më të mira të meshkujve që kapërcejnë 6 metrat lartësi në këtë sport.

 

Rezultatet më të mira në historinë e garave të kërcimit me shkop:

Nr. Atleti (shteti)                                Rezultati        Data                            Vendi

  1. Renod Lavilljenë (Francë) 6.16 m            15 shkurt 2014         Donjeck

(salla të mbyllura)

  1. Sergei Bubka (Ukrainë) 6.15 m            21 shkurt 1993         Donjeck

(salla të mbyllura)

  1. Stiv Haker (Austri) 6.06 m            7 shkurt 2009            Boston

(salla të mbyllura)

  1. Maksim Tarasov (Rusi) 6.05 m            16 qershor 1999       Athinë
  2. Dmitri Markov (Austri)             6.05 m              9 gusht 2001           Kanada
  3. Armand Duplantis (Suedi) 6.05 m            12 gusht 2018          Berlin
  4. Bred Uolker (SHBA) 6.04 m              8 qershor 2008       Belgjikë
  5. Okert Brits (Afrika e Jugut) 6.03 m            18 gusht 1995          Këln (Gjermani)
  6. Xhef Hartuig (SHBA) 6.03 m            14 qershor 2000       Xhonsboro (SHBA)
  7. Thiago da Silva (Brazil) 6.03 m 15 gusht 2016          Rio De Zhaneiro

11.Radion Gataulin (B.Sovjetik )   6.02 m              4 shkurt 1989          Gomel (Bjellorusi)

(salla të mbyllura)

  1. Igor Trandenkov (Rusi) 6.01 m              4 korrik 1996           Shën Pjetërburg
  2. Timothi Mek (SHBA) 6.01 m 18 shtator 2004        Monako
  3. Jevgjeni Lukjanenko (Rusi) 6.01 m             1 korrik 2008           Poloni
  4. Bjorn Oto (Gjermani) 6.01 m              5 shtator 2012         Gjermani

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh