Java e 14-të, luhen 9 takime, të dielën, e fundit, Lushnja-Apolonia

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2018 17:05

ASNN – Besëlidhja dhe Erzeni kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në përballjen midis tyre, të zhvilluar të shtunën dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Takimi i fundit i javës së 14-të të Kategorisë së Parë luhet të dielën dhe Lushnja pret Apoloninë në përballjen që do të sillet gjithashtu për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:30.

Ndeshja e Lezhës mbyllet kështu në barazim 1-1 dhe Erzeni mbetet tanimë plot 7 pikë pas Vllaznisë kryesuese, e cila fitoi 2-0 në Shkodër në derbin me Veleçikun e Koplikut. Takimet e tjera të kësaj jave në grupin e Veriut kanë regjistruar rezultatet Dinamo-Shënkolli 3-0, Burreli-Vora 2-0 dhe Korabi-Iliria e Fushë-Krujës 1-0. Ndërkaq të shtunën janë luajtur 4 takime të javës së 14-të të grupit B, të cilat kanë regjistruar rezultatet Besa-Oriku 0-0, Tomori-Egnatia e Rrogozhinës1-3, Pogradeci-Turbina e Cërrikut 5-1 dhe Elbasani-Bylis 1-4.

Takimi i fundit i kësaj jave në grupin e Jugut luhet të dielën dhe Lushnja pret Apoloninë në përballjen që luhet në Stadiumin “Roza Haxhiu”. Kjo ndeshje, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:30, është një derbi myzeqar që vë përballë vendasit që mbajnë aktualisht vendin e 5-të, me 20 pikë, 7 më pak sesa Bylisi kryesues, me fierakët që janë 3 shkallë poshtë, në vendin e 7-të, me 4 pikë më pak.

 

Kategoria e Parë

Java e 14-të

 

Grupi A

 

Të shtunën, 22 dhjetor 2018:

Veleçiku Koplik – Vllaznia              0-2

Besëlidhja – Erzeni Shijak              1-1

Dinamo – Shënkolli                         3-0

Burreli – Vora                                                2-0

Korabi – Iliria Fushë-Krujë              1-0

 

Grupi B

 

Të shtunën, 22 dhjetor 2018:

Besa Kavajë – Oriku                         0-0

Tomori – Egnatia Rrogozhinë        1-3

Pogradeci – Turbina Cërrik             5-1

Elbasani – Bylis                                1-4

 

Të dielën, 23 dhjetor 2018:

Lushnja – Apolonia                          (13:30)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh