AlbanianSport.com 22/12/2018 15:15
ASNN – Takimi Luftëtari-Partizani luhet të dielën pasdreke, duke nisur nga ora 13:30, në Stadiumin e Gjirokastrës dhe sot kanë dalë në një konferencë për shtyp trajneri i të kuqve, Skënder Gega dhe mesfushori Lorenc Trashi.
Partizani përballet të dielën me Luftëtarin, në një sfidë ku, si për trajnerin Skënder Gega, ashtu edhe për futbollistin Lorenc Trashi, vlerësohet drejt kundërshtari, por synohet fitorja.
Ndërkohë që trajneri i të kuqve kryeqytetas thekson se skuadra e tij nuk ka presion, mesfushori gramshak beson se ky sezon është ndryshe. Trashi ka folur edhe për çmimin e lojtarit të vitit që iu akordua nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërsa trajneri ka folur edhe për merkaton e janarit dhe lëvizjet e deritanishme të rivalëve në këtë drejtim. Për trajnerin e Partizanit, besimi në vetvete është kyçi i suksesit.
Takimi Luftëtari-Partizani luhet të dielën pasdreke, duke nisur nga ora 13;30, në Stadiumin e Gjirokastrës.