Shqiptarët dominojnë çmimet e më të mirëve në futbollin e Maqedonisë

Share Button

AlbanianSport.com 21/12/2018 20:45

ASNN – Në ceremoninë gala të fundvitit, Federata e Futbollit e Maqedonisë shpërndau çmimet për lojtarët më të mirë të vitit 2018, ku ndodhi një surprizë e madhe dhe mjaft e bukur për shqiptarët. Ishin pikërisht futbollistët shqiptarë që rrëmbyen çmimet e mëdha, duke e bërë mbrëmjen e fundvitit të futbollit maqedonas të flasë shqip. Kështu, Besar Ibraimi, sulmuesi i Shkëndijës, i cili realizoi 23 gola gjatë vitit 2018, u shpall lojtari më i mirë i kampionatit maqedonas.

Një çmim i merituar në mënyrë të padiskutuar. Kulmi i mbrëmjes erdhi me trajnerin Qatip Osmani, si trajneri i skuadrës fituese në kampionat e kupë në Maqedoni dhe që udhëhoqi Shkëndijën deri në fazën e “play-off”-it të Ligës së Evropës. Osmani u vlerësua si trajneri më i mirë. Ai falënderoi të gjithë ata që e kishin votuar dhe përgëzoi sidomos krerët e klubit të Shkëndijës që kishin investuar mjaft për skuadrën tetovare dhe suksesin e saj.

Ndërkohë, lojtari më i mirë maqedonas që luan jashtë Maqedonisë, u shpall lojtari tjetër shqiptar, Enis Bardhi, i cili ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me Levanten në kampionatin spanjoll. Edhe Bardhi nuk ishte surprizë, pasi bëri një vit kalendarik mjaft interesant me lojë të mirë dhe me gola të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ishte hera e parë ndër vite që çmimet e më të mirëve në mbrëmjen gala të fundvitit në futbollin maqedonas e dominonin absolutisht shqiptarët.

Dhe për këtë duket se meritat i shkojnë klubit të Shkëndijës së Tetovës, e cila po dominon kampionatin e Maqedonisë në 3 vitet e fundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh