AlbanianSport.com 20/12/2018 16:35
ASNN – Françesko Tahiraj, talenti vlonjat që ka dalë nga akademia e Juventusit, por është transferuar në Slloveni, ka spikatur këtë sezon, duke qenë golashënuesi i dytë në këtë kampionat.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai shprehet i kënaqur me ecurinë e tij. 22-vjeçari e ka të qartë se Sllovenia është thjesht një trampolinë për klube më të mëdha evropiane.
Tahiraj ka i dhënë gjithashtu një sinjal të qartë trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, duke besuar se ai do t’ia japë një shans për fanellën kuqezi. Françesko Tahiraj militon aktualisht në radhën e skuadrës së Aluminijit, në kampionatin slloven.