FSHF / Tur përzgjedhës me 200 futbollistë të rinj shqiptarë në Itali

Share Button

AlbanianSport.com 19/12/2018 14:45

ASNN – Trajnerët e skuadrave kombëtare zbresin në Itali për të përzgjedhur talentet shqiptare, asistojnë Tare dhe Strakosha. Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit për të thither talentet shqiptare në çdo vend europian dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të angazhohen në skuadrat kombëtare të moshave po vijon të jetë efikase, sepse prej këtyre futbollistëve varet edhe cilësia që ka ekipi përfaqësues dhe njëherësh numri i lojtarëve që sa vjen e rritet.

Natyrisht, jo të gjithë do të mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare, por trajnerët  e zyrës së ekipeve përfaqësuese në FSHF janë kujdesur që të bëjnë ture grumbullim-seleksionimi në disa vende, kryesisht atje ku ka prani të madhe futbollistësh të rinj shqiptarë, si Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania dhe Anglia. Së fundmi, një grumbullim i tillë ndodhi në Itali. Dita e parë ishte në Milano, më pas në Romë. Në total ishin 200 fëmijë me origjinë shqiptare të moshës nga 12 deri në 17 vjeç që u testuan.

140 fëmijë u grumbulluan në Milano dhe 60 në Romë. Shënimet përkatëse i mbajtën trajnerët Nevil Dede dhe të tjerë që janë pjesë e stafit të ekipeve përfaqësuese të moshave. Natyrisht, nuk mungoi as trajneri kuqezi, Kristian Panuçi, apo dhe dy ish-lojtarët e kombëtares, Foto Strakosha dhe Igli Tare. Për momentin nuk ka të dhëna konkrete për emrat e përzgjedhur, pasi janë mbajtur shënime, janë parë nga afër pozicionet e lojtarëve, cilësitë teknike, kapacitetet fizike dhe natyrisht angazhimi i tyre me skuadrat italiane.

Pasi të shihen me imtësi të gjitha elementët dhe paraqitja e tyre me ekipet e të rinjve të klubeve italiane dhe pasi të merren edhe mendimet e trajnerëve italianë ku aktivizohen këta fëmijë, do të bëhet dhe seleksionimi. Fakti që në grumbullimin e Romës ishin të gjithë teknikët e FSHF-së për ekipet kombëtare dhe figura të tilla si Strakosha, Tare etj, tregon për seriozitetin e këtij turi përzgjedhës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh