Superiorja, një rebus merkatoje, llogarish, miqësish dhe aleancash?

Share Button

AlbanianSport.com 19/12/2018 12:00

ASNN – “Me një gur vret dy zogj”, strategjia e Kukësit për të ulur Partizanin nga “froni” merr jetë nga Gjirokastra. Tanimë është e qartë që Partizani dhe Kukësi janë dy rivalët kryesorë për titullin në Kategorinë Superiore në këtë sezon, pasi Skënderbeu ka shfaqur luhatje të frikshme, me ndalesa të pajustifikuara rrugës dhe me një çështje të paqartë që ka të bëjë me vendimin në pritje të Gjykatës Sportive të Lozanës (CAS). Në këto rrethana, Partizani kryesues dhe Kukësi ndjekës, shihen realisht më të fortë se sa tri skuadrat e tjera që kanë pretendime për kreun, të tilla si Teuta, Laçi dhe Flamurtari.

Kjo vjen dhe nga përvoja që ka grupi i skuadrës kukësiane në objektivat madhorë. Ky rivalitet mes Kukësit dhe Partizanit shfaqet në disa forma, jo vetëm në fushën e lojës dhe në rezultatet apo statistikat në klasifikim. Kukësi kërkon të zbresë Partizanin nga “froni” edhe në merkato, apo lëvizjet strategjike. Presidenti i Kukësit Safet Gjici e hodhi “grepin” e tij dhe po “peshkon” në Gjirokastër, tek një skuadër që është në krizë financiare, për t’i marrë lojtarët më të mirë. Shprehja “me një gur vret dy zogj”, duket se i shkon për shtat lëvizjes së klubit kukësian në këtë moment.

Verilindorët kanë futur në rreth dy lojtarë, portierin Rroca dhe sulmuesin Shkurtaj. Të parin duan ta marrin për t’i dhënë Luftëtarit para që të mbajë grupin dhe të rivalizojë Partizanin, pra për ta mundur që këtë javë. Ndërsa Shkurtajn e duan në merkato për të fuqizuar sulmin, pasi Rexhinaldo i vetëm nuk po ia del të bëjë diferencën. Në këto kushte, Kukësi po bën lëvizje për të forcuar veten, por edhe për të krijuar një aleat që të ndalë Partizanin, një strategji tipike e klubeve shqiptare prej disa vitesh dhe një mendësi e presidentëve të Superiores.

Të cilët e shohin realizimin e objektivave më shumë sesa nga forca e tyre tek aleancat që krijohen në Superiore. Në të gjitha këto lëvizje, ka një pikëpyetje e cila mund ta ketë një përgjigje që tani. Nëse Skënderbeu penalizohet nga CAS, atëherë, anën e kujt do të mbajë në Superiore, pra pjesë e cilës aleancë do të jetë? Me Kukësin, Partizanin apo Teutën? Koha ka treguar se presidentët Gjici i Kukësit dhe Takaj i Skënderbeut, në dukje armiq të betuar në kampionat, kanë një dashamirësi që “lexohet” në rrugëtimin e tyre të viteve të fundit.

Dashamirësi që mund të përkthehet: “I dashur armik, kur nuk fitoj vetë, të lë të ty të fitosh”. Jemi në Shqipëri, ku shpesh fitoret janë nën tavolinë, një futboll mes amatores dhe profesionalizmit, ku trofetë kanë qenë shpesh edhe objekt aleancash dhe një qëndrim i federatës që mund të “lexohet” edhe si “një sy qorr e një vesh shurdh”. Prandaj merkato e dimrit dhe lëvizjet e fundit të Kukësit, nuk duhet të jenë të shkëputura nga eksperienca ndër vite e kampionatit dhe rivalitetit mes ekipeve.

E ndërsa Kukësi i ka shpalosur në “mejdan” strategjitë e tij, një pikëpyetje e madhe ende nuk ka marrë përgjigje: Po Partizani, me kë është? Cila është strategjia e të kuqve në merkato? Presidenti Gazmend Demi e ka hedhur “shigjetën” tek drejtori Sportiv, Olsi Rama, të cilin e ka piketuar si personin që zbaton strategjinë e të kuqve në treg. Dhe në këtë vazhdë zhvillimesh, më në fund mund të kuptohet që edhe politika nuk i qëndron larg futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh