Shkarkohet Murinjo, Interi, në aksion për të rikthyer portugezin në Milano

Share Button

AlbanianSport.com 18/12/2018 21:10

ASNN – Mançester Junajtid shkarkoi sot në mëngjes trajnerin Zhoze Murinjo nga drejtimi i skuadrës, duke njoftuar opinionin nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e klubit. Ishte një vendim i marrë me shpejtësi, pas humbjes që Mançester Junajtid pati ndaj Liverpulit të dielën (3-1). Janë vetëm pak rreshta ku klubi sqaron se kontrata u prish menjëherë dhe falënderohet trajneri për punën që ka bërë me “Djajtë e kuq” anglezë. Prapaskenat e këtij shkarkimi nuk do të merren vesh lehtë, por mediat angleze njoftojnë se është arritur një akord paraprak për prishjen e njëanshme të kontratës.

Një lëvizje nga e cila portugezi do të fitojë afërsisht 25 milionë euro. Kjo ka qenë mënyra e vetme për ta shkarkuar Murinjon pa ardhur fundi i sezonit, pasi klubi dhe tifozët nuk ishin të kënaqur me rezultatet e skuadrës nën drejtimin e tij. “Mançester Junajtid bën të ditur se trajneri Zhoze Murinjo është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm, – shkruan në radhët e njoftimit të tij klubi i shquar anglez. – Klubi dëshiron të falënderojë Zhozenë për punën e tij gjatë periudhës te Mançester Junajtid dhe t’i urojë sukses në të ardhmen.”

“Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi do të nise procesin e kujdesshëm të emërimit të një trajneri me kohë të plotë”, – përfundon deklarata e klubit të “Olld Trafordit”. Murinjo po drejtonte Mançester Junajtid në sezonin e tretë në Premier Ligën angleze. Dhe në fakt, asnjëherë nuk ka zgjatur përvoja e Murinjos më shumë se 3 sezone në një klub. Edhe përvoja e tij e mëparshme, ajo te Çelsi, mbaroi në edicionin e tretë, pikërisht në dhjetor, pasi u shkarkua nga klubi i bluve të Londrës.

Mançester Junajtid e shkarkoi, por sipas mediave britanike, do t’i duhet t’i japë portugezit plot 22.5 milionë stërlina, një shumë kjo e konsiderueshme. Për krahasim, pas shkarkimit nga Çellsi, Murinjo kishte përfituar plot 15 milionë stërlina. Mësohet se dy klube janë vënë menjëherë në lëvizje, pasi dëshirojnë ta kenë Murinjon në krye të skuadrave të tyre. I pari është Paris SG-ja, që po sheh ecurinë e Tuhelit, dhe nëse trajneri gjerman nuk jep frytet e duhura në kryeqytetin francez, atëherë Murinjo do të shihet si pasues ideal i tij.

Kurse klubi tjetër që po e ndjek portugezin është Inter, i cili është i pakënaqur me Spaletin. Për më tepër, tek Interi portugezi Murinjo ka regjistruar suksesin e tij më të madh, me kampionat dhe kupë në Itali, si dhe Ligën e Kampioneve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh