Diakre: Femrat, ende në betejë për pranim si të barabarta në futboll

Share Button

AlbanianSport.com 18/12/2018 19:20

ASNN – Gratë në futboll në Francë përballen me një luftë të vazhdueshme për t’i pranuar ato si lojtare, pasi shpesh ato trajtohen si objekte, pavarësisht rritjes së tyre të dukshme profesionale dhe mbulimit mediatik të tyre. Kështu është shprehur trajnerja e përfaqësueses franceze të futbollit të femrave, Korinë Diakre. Ajo ishte në Hong Kong, udhëtim i organizuar nga FIFA për të punuar me trajnerin e futbollit atje, Çan Juen-ting.

Diakreja bëri histori kur ajo u bë trajnerja e parë femër e një ekipi profesionist të meshkujve në Francë, në 2014 dhe tani shpreson të drejtojë kombëtaren e femrave drejt fitimit të Botërori, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në shtëpinë e tyre. Por ish-kapitenia e Francës, e cila luajti 121 ndeshje ndërkombëtare ku shënoi dhe 14 gola, tregon se karriera e saj nuk ka qenë e lehtë.

“Kur fillova futbollin në vitet 1980, ishte shumë e rrallë të shihje një vajzë duke luajtur, sepse mendohej se kjo lojë ishte vetëm për meshkujt, – tha ajo për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). – Por për fat të keq ende ka shumë gjëra negative në futboll. Jo vetëm diskriminimi seksual, por gjithashtu dëgjoj shumë biseda rreth racizmit dhe këto janë gjëra shumë të vështira për t’u zgjidhur në vitin 2018”.

Diakreja tha se mbulimi mediatik i futbollit të femrave, duke përfshirë transmetimet e drejtpërdrejta të lajmeve të ligës më të lartë të Francës, ishte “zhvilluar jashtëzakonisht” përpara Botërorit. Por përkundër përparimeve të tilla, ajo tha se jeta në futboll mbetet e ndërlikuar dyfish për gratë, sepse ata duhet të luftojnë me faktorët që nuk përballen meshkujt.

Ndërsa përsa i përket pretendimit për fitimin e trofeut të Botërorit, ajo shprehet: “Pse sot jemi të tretët në renditjen e FIFA-s, ne nuk jemi favoritë. Kështu që do të hyjmë në këtë veprimtari si të gjithë të tjerët”. Franca ndodhet në grupin A, së bashku me Norvegjinë dhe Nigerinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh