AlbanianSport.com 17/12/2018 18:30
ASNN – Dy veprimtaritë më prestigjioze e klubeve të kontinentit kanë hedhur të hënën shortet e fazës me eliminin të drejtpërdrejtë. Në Ligën e Evropës, që po sillet për sportdashësit në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, është hedhur shorti i turit të 32-shes. Ndërkaq, Liga e Kampioneve ka hedhur shortin e turit të 16-shes ku spikat dueli anglo-gjerman, Liverpul-Bajern i Mynihut.
Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të hënën pasdreke në Nion të Zvicrës shortin e turit të 32-shes, duke ofruar disa duele interesante. Duhet theksuar se në këtë short janë përfshirë 24 skuadrat që u kualifikuan për më tej nga shorti i grupeve, si të parat dhe të dytat e çdo grupi, por edhe 8 skuadrat që u eliminuan nga faza e grupeve e Ligës së Kampioneve si të 3-tat e renditjes.
Midis çifteve të këtij turi, spikat përballja e austriakëve të Rapidit të Vjenës me Interit, ndërsa Napoli do të ketë përballë zviceranët e Zyrihut dhe Çellsi do të sfidohet nga suedezët e Malmoes. Interesant janë edhe duelet midis Sëlltikut dhe Valencias, Shahtjorit të Donjeckut dhe Eintrahtit të Frankfurtit, dhe Olimpiakosit dhe Dinamos së Kievit.
Natyrisht, përballjet më të spikatura ishin ato midis Lacios dhe Seviljes, Sportingut të Lisbonës dhe Vijarealit dhe Gallatasarajit dhe Benfikës. Takimet e para të turit të 16-shes luhen më 12 dhe 14 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 20 dhe 21 shkurt 2019. Të gjitha këto ndeshje do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Liga e Evropës
Shorti i turit të 32-shes
- Viktoria Plzenj – Dinamo Zagreb
- Klub Bryzh – Salcburg
- Rapid Vjenë – Inter
- Sllavia Praga – Genk
- Krasnodar – Bajer Leverkusen
- FC Zyrih – Napoli
- Malmoe – Çellsi
- Shakhtar Donjeck – Eintraht Frankfurt
- Sëlltik – Valencia
- Renë – Real Betis
- Olimpiakos – Dinamo Kiev
- Lacio – Sevilja
- Fenerbahçe – Zenit Shën Pjetërburg
- Sporting Lisbonë – Vijareal
- BATE Borisov – Arsenal
- Gallatasaraj – Benfika