AlbanianSport.com 12/12/2018 22:35
ASNN – Në Itali po krijohet bindja që mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk është lojtar që pëlqehet nga trajneri Karlo Ançeloti. Këtë mendim e shfaqi edhe analisti i njohur i studiove sportive në Itali, David Amojal, i cili beson se Hysaj është një futbollist shumë i mirë, por loja që ai bën nuk i përshtatet stilit të Ançelotit.
Dhe ai konfirmoi se mbrojtësi shqiptar po pret momentin për të lëvizur drejt një skuadre tjetër. “Hysaj është një lojtar shumë cilësor dhe që ka vite që luan në nivele të larta në futbollin italian, – theksoi Amojal për mediat italiane, – por nuk mendoj se është lojtari që Ançeloti kërkon.”
“Maksimoviç po bën ndeshje shumë të mirë në rolin e ri dhe zëvendës të tij, shoh Malkuit, që po bën gjithashtu një sezon shumë pozitiv. Më vjen keq për Hysajn, pasi ka dhënë shumë për Napolin, por nuk mendoj se do të qëndrojë gjatë këtu”, – theksoi më tej analisti i futbollit, David Amojal.
Nuk është hera e parë që në studio sportive të mediave italiane lakohet Hysaj si një shqetësim jo i vogël tek Napoli, ku vihet theksi që shqiptari bën një stil loje të ndryshëm nga ai që kërkon realisht trajneri Karlo Ançeloti.