Disiplina, vendime me shumicë, plot 32, spikatin gjobat dhe “fushat”

Share Button

AlbanianSport.com 12/12/2018 19:20

ASNN – Disiplina jep 32 vendime, vetëm gjobat e Kukësit dhe të Besës merr vëmendje, të tjerët. Kështu, Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një sërë masash penalizuese për shkelësit e Kodit të Drejtësisë Sportive në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar për javën që lamë pas.

Por nga 32 vendime që janë dhënë gjithsej, në vëmendje shkon vetëm gjoba 2-milionëshe e dhënë për klubin e Kukësit, si pasojë e sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen e javës së kaluar, ndërkohë që të gjitha vendimet e tjera janë për ekipe e lojtarëve të kategorive inferiore dhe të moshave.

Gjoba në të njëjtën vlerë i është dhë dhe ekipit të Besës së Kavajës, po ashtu për sjellje të gabuar të tifozerisë. Por Besa në Kategorinë e Parë është dënuar edhe me një ndeshje pa tifozë.

 

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së:

 

1.FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozëve ,në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2.KF “Besa”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (nje) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

3.Detyrohet KF “Tomorri” të shlyej dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Besa”.

4.Lojtari i KF “Shkumbini”,Alban Byzhyti, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Albpetrol”,Edison Kapo, për sjellje jo spotive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjëgjësive, hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushe asnjanese pa spektatore.

7.Lojtari i FK “Partizani” U-19, Klevi Karati, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i FK “Partizani” U-19, Joan Cela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.FK “Partizani” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

10.KF “Tirana” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

11.Lojtari i KF “Iliria” U-19 ,Servidion Maloku, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.KF “Shkëndija Tr” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

13.KF “Iliria” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

14.Zyrtari i “Football Republic” U-19, Nikolin Coclli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Zyrtari i “Football Republic” U-19, Lisander Zhupa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16.Lojtari i FK “Partizani” U-17, Gerald Cami, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17.Lojtari i FK “Tirana” U-17, Argent Avdiu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18.Lojtari i KF “Partizani” U-17, Brajan Marku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19.Lojtari i KF “Tirana” U-17,Erigers Karaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20.Zyrtari i FK “Partizani” U-17, Marko Pelinxhi, per provokim te publikut dhe për protesta ndaj vendimeve te arbitrit, në bazë të Nenit 53 dhe 56/1/a të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21.FK “Partizani” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

22.KF “Tirana” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

23.KF “Teuta” U-17, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrje të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

24.KF “Oriku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Apollonia” U-17,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

25.Lojtari i KF “Shkëndija ” U-17/b , Ticjano Skodra , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26.Lojtari i KF “Olimpiku Durrës” U-17,Arjel Taullaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

27.Pranimin e kërkeses së lojtarit Rei Qilimi. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë vendimin Nr.15 datë 11.10.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet KF “Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

28.Lojtari i KF “Tomorri” Ervis Caco,për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, në bazë të Nenit 10, 41,44/3 të Statutit të FSHF si dhe Nenit 72,76/1/c te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

29.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajdëraj, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

30.Rrëzimin e kërkesës së KF “Orikumi” U-19, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

31.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Shkëndija Tr“ U-19, Brokli Ceka, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

32.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Vlora“ U-19, Ardi Koço, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh