AlbanianSport.com 12/12/2018 12:55
ASNN – Trajneri Gugash Magani drejtoi një sezon në Kosovë Trepçën ’89, ndërsa këtë edicion, pasi disa javësh dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj skuadre, pasi ekipi nuk po funksiononte si duhet. Zyrtarët e klubit e kanë analizuar me kujdes situatën dhe kanë kuptuar që me Maganin ekipi po ecte mirë, ndërsa tani ka zbritur në vend të 7-të dhe nuk ka pritshmëritë e duhura.
Për këtë arsye, mediat e Kosovës raportojnë se presidenca e klubit të Trepcës ka kontaktuar sërish Maganin, që ai ta mendojë edhe një herë kthimin në krye të skuadrës. Janë vetë mediat sportive në Kosovë që citojnë zyrtarët e klubit të jenë shprehur që Magani po projektohet të kthehet në Mitrovicë për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur të Kosovës.
Trepca ka kapacitete të mira si skuadër dhe pretendon të kapë zonën evropiane. Magani ka krijuar një profil të trajnerit të suskesshëm tek ky klub dhe në kampionatin e Kosovës në tërësi. Në fakt, ai vjen pas një eksperience të çmuar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku ka drejtuar disa skuadra dhe konsiderohet tashmë një teknik me përvojë.