Legjionarët / Garë treshe për Hykën, nëse mesfushori kthehet në Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 11/12/2018 20:30

ASNN – Jahmir Hyka është larguar nga klubi amerikan i San Hoze Ërthkuejks, me të cilin i mbaroi kontrata, dhe do të duhet të gjejë një klub tjetër për vazhdimësinë. Në fakt, Hyka është në pritje të ofertave fillimisht nga klubet amerikane, por nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në Superligën e Zvicrës, një kampionat ku ai ka njohur sukses veçanërisht me Lucernën. Por Hyka është në këtë moment në fokus të tre klubeve, Partizanit, Tiranës dhe Kukësit.

Në fakt, prania e Kukësit në këtë garë treshe në Superiore për mesfushorin shtatshkurtër duket e tepërt, por pas dëmtimit dhe largimit të Musollit, Kukësi ka nevojë për një lojtar fantazist dhe krijues goli dhe Hyka e bën këtë rol. Natyrisht, Rexhinaldo do të mbetet sulmues kryesor, por me një Hyka nga pas ai do të ishte më produktiv. Për këtë arsye presidenti Safet Gjici ka nisur të mbledhur informacion për mesfushorin, duke dashur ta marrë atë para dy rivalëve kryeqytetas, Partizani e Tirana.

E vërteta është se Tirana është me zemër më afër me Hykën dhe ai e njeh mjedisin bardheblu, sepse ka qenë pjesë e grupit 10 vjet më parë. Një rikthim i Hykës tek Tirana mund të ngjallë shpresat e rikthimit bardheblu në garë. Lojtar fantazist, me tipare sulmuese dhe mjaft teknik, mund të ndihmojë skuadrën e Ardian Memës të dalë nga zona  rrezikshme dhe me ardhjen e Hykës kjo jetësohet në lojë dhe në rezultate. Partizani po monitoron gjithashtu situatën.

Trajnerit Skënder Gega i duhet në fakt një “golashënues” i mirëfilltë, pasi Partizani nuk ka sulmues të spikatur, por me një Hyka në mbështetje të sulmit skuadra do të krijonte më shumë raste shënimi dhe do të stimulonte lojtarët e rinj në repartin ofensiv të gjenin më shumë hapësira dhe të kishin më shumë shanse. Pra, në Superiore i kanë sytë nga Jahmir Hyka, megjithëse lojtari në asnjë moment gjatë këtyre ditëve nuk ka thënë se do të kthehet në kampionatin shqiptar.

Natyrshëm, ai e ka Superioren opsion të fundit, sepse po pret oferta nga liga elitare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh