Krizë sulmi, 3 “goleadorë” së bashku nuk i kapin 20 gola në 16 javë kampionat

Share Button

AlbanianSport.com 10/12/2018 22:05

ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, po luhet në kushtet e një rivaliteti të spikatur midis 6 skuadrave që lakmojnë kreun. Por kur janë luajtur 16 javë garë, një fenomen po trondit Superligën dhe futbollin shqiptar në tërësi. Kampionatit shqiptar i mungojnë “goleadorët”. Pra kampionatit i mungojnë lojtarët që shënojnë dhe ky nuk është një problem i ri, përkundrazi, është një prej problemeve më të mprehta që shoqëron futbollin tonë prej disa vitesh. Puna e dobët me skuadrat e moshave është shkaktari kryesor.

Nga ana tjetër, futbolli që aplikohet në Superiore, kryesisht, është i karakterit mbrojtës. Trajnerët në pjesën dërrmuese aplikojnë skema mbrojtëse të shkollës italiane, e cila e bazon suksesin në lojën efikase në prapavijë. Kjo lloj loje është efiakse sidomos për një kampionat si ai shqiptar, ku lojtarët nuk kanë cilësi të lartë dhe nuk kanë përgatitje fizike të mjaftueshme. Është fakt që kampionati shqiptar në shumicën e tij ka ndeshje ku loja është e ngadaltë dhe e lexuar dhe ka shumë pak befasi në kundërsulm. Kjo ka sjellë një lojë sulmuese të dobët.

Me përjashtim të Teutës dhe Skënderbeut, që aplikojnë lojën e hapur dhe sulmuese, skuadrat e tjera po e kërkojnë suksesin nga mbrojtja. Kështu, Partizani i Skënder Gegës dhe Kukësi i Armand Cungut kanë të njëjtën strategji, që do të thotë mbrojtje-kundërsulm. Këtu futet edhe Laçi e Flamurtari, por me një lojë të bazuar kryesisht në dominimin e mesfushës. Pra skuadrave shqiptare u mungon loja tipike ofensive. Këtë e dëshmon më së miri edhe numri i paktë i golashënuesve që kanë mbi 0.3 gola për ndeshje.

Në të vërtetë, i vetmi lojtar që ka 0.5 gola për ndeshje është Latifi i Teutës, por edhe ai gjysmën i ka shënuar me 11-metërsha. Dy lojtarët që e ndjekin janë Rexhinaldo i Kukësit dhe Vasil Shkurtaj i Luftëtarit, me nga 6 gola secili. Pra të dy futbollistët kanë një koeficient më pak se 0.4 gola për ndeshje. Sulmuesit e tjerë janë “më rëndë” akoma, me 0.2 deri në 0.3 gola për ndeshje. Për krahasim, në ligat evropiane shënuesit më të mirë të skuadrave kanë një koeficient mbi 0.5 gola për ndeshje, madje deri në 1 gol për ndeshje.

E thënë ndryshe, kampionatit shqiptar i mungojnë “goleadorët” dhe për pasojë mungon spektakli.  Pak ditë më parë, trajneri tanimë i Kamzës, Ernest Gjoka, u shpreh për mediat se sulmuesit janë problem serioz në Superiore, pasi nuk ka në qarkullim lojtar të nivelit të lartë. Më modesti, sipas tij, kushton 50 mijë euro, ndërsa një sulmues i mirë për kushtet e kampionatit shqiptar, që të vijë nga jashtë, kërkon mbi 100 mijë euro në sezon. E thënë ndryshe, “golashënuesit” kushtojnë, por këtu faji është i klubeve që nuk interesohen për të investuar tek moshat.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh