Gara e 1,500 metrave, nga Flek, tek El-Geruzh, nga Ivani, tek Dibaba

Share Button

AlbanianSport.com 10/12/2018 13:50

ASNN – 1,500 metrat, një garë e pazakontë mes shpejtësisë, forcës dhe rekordeve shumëvjeçare. Vrapimi i 1,500 metrave është një prej disiplinave më emocionuese në garat e atletikës si në kampionatet evropiane e botërore, ashtu dhe në Lojërat Olimpike. Kjo garë futet në vrapimet e distancave të mesme në atletikë dhe kërkon një përgatitje psikologjike, force, shpejtësie dhe një durim si asnjë garë tjetër.

Konsiderohet si një prej garave më të vështira të vrapimeve atletike dhe njëherësh një prej garave më të rëndësishme të distancave të mesme. Është aplikuar që në Olimpiadën e parë moderne në vitin 1896 në Athinë dhe në kampionatet botërore që nga viti 1983. Rregullorja e garës është e njëjtë me atë të 800 metrave, por kjo garë kërkon më shumë aerobi.

Por edhe një shpejtësi më të vogël të sprintit, që lidhet me qëndrueshmërinë në garë. Dhe në fakt, gara e 1,500 metrave është kryesisht aerobike. Duket e pabesueshme por është e vërtetë: gara e 1,500 metrave është kontestuar që nga fillimi i Lojërave Olimpike. Pra 120 vjet kontestime, ku futet në lojë koha e atletëve në garë dhe natyrisht dopingu.

Atleti i parë që ka fituar këtë garë më 1896 është Edvin Flek i Australisë, i cili në atë Olimpiadë fitoi edhe garën e 800 metrave. Për femra, gara e parë olimpike e 1500 metrave është aplikuar në “Mynih 1972” dhe është fituar nga atletja e ish-Bashkimit Sovjetik, Ludmilla Bragina. Gjatë Lojrave Olimpike të vitit 1972 deri në vitin 2008, gara e 1,500 metrave për femra është fituar nga tri sovjetike.

Por edhe një ruse, një italiane, një rumune, një britanike, një keniane dhe dy algjeriane. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë: Rezultatet olimpike në “Londër 2012” për garën e 1,500 metrave janë ende të pavendosura si rezultat i rasteve të shumta të dopingut. Kohët më të mira të femrave i regjistruan kinezet, çuditërisht, dhe një atlete kineze ka pranuar publikisht se ka qenë pjesë e një programi dopingu.

U desh të vinte viti 2015, që Genzebe Dibaba e Etiopisë të vendoste një rekord të ri botëror që njohim sot, regjistruar edhe zyrtarisht. Rekordi botëror i meshkujve është vendosur prej një atleti maroken që më 1988, pra prej 30 vjetësh, ndërsa ai olimpik tek meshkujt prej vitit 2000. Më poshtë jepen rekordet botërore dhe olimpike për meshkuj e femra në garën e 1500 metrave:

 

Rekordi Botëror Meshkuj:

Hisham El Gerruzh (Marok) – 3 minuta, 26 sekonda  (1988)

 

Rekordi Olimpik Meshkuj:

Noah Ngeni (Kenia) – 3 minuta, 32 sekonda e 7 të qindtat (2000)

 

Rekordi Botëror i Femrave:

Genzebe Dibaba (Etiopi) – 3 minuta, 50 sekonda e 7 të qindtat (2015)

 

Rekordi Olimpik për femra:

Paula Ivani (Rumani) – 3 minuta, 53 sekonda e 96 të qindtat (1998)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh