AlbanianSport.com 10/12/2018 12:00
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, ka luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së 9-të dhe dy ekipet private, “Tirana Eagles Basket” (TEB) dhe Invejdërs, kanë vijuar duelin në distancë për një vend në Superligë. Dy skuadrat kryeqytetase prej 4 javësh vijojnë sfidën dyshe për kreun e Kategorisë së Parë.
Pozicion që do t’i kualifikonte direkt në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa vendi i dytë do të përballet më një duel shtesë me të 5-ën e nivelit më të lartë të koshit shqiptar të meshkujve. Të dyja këto skuadrat fituan edhe në takimet e javës së 9-të, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera rivale. TEB-i mundi pa shumë probleme 97-79 Apoloninë në kryeqytet.
Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, duke bërë një paraqitje të mirë në fushë. Pa probleme ka fituar edhe ekipi i Invejdërs, që mundi 95-72 Skënderbeun në Tiranë, ndeshje që ishte një formalitet për basketbollistët e trajnerit Mikel Serbo. Një fitore për statistikë korri ekipi i Flamurtarit, që mposhti 83-73 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, dy skuadra që ndodhen në mesin e artë dhe larg kreut.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 9-të:
Invejdërs – Skënderbeu 95-72
Elbasani – Flamurtari 73-83
Tirana Eagles Basket – Apolonia 97-79
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp +/- Pikë
- TEB 9 8 1 842-687 155 17
- Invejdërs 9 8 1 716-660 56 17
- Flamurtari 9 4 5 603-659 -56 13
- Skënderbeu 9 3 6 642-676 -34 12
- Elbasani 9 3 6 629-716 -87 12
- Apolonia 9 1 8 649-683 -34 10