Atletikë / Habit Gjergj Ruli: Izmir Smajlaj, më i shpejtë se Jusein Bolti!

Share Button

AlbanianSport.com 09/12/2018 16:20

ASNN – Atletika ka pak sportistë, por në gjirin e saj përfshihen edhe atletë të nivelit të lartë si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, të cilët i kanë sjellë vendit medalje të shumta. Sportistët kane ende energji për të garuar me sukses në aktivitetet ndërkombëtare dhe Smajlaj mund të kthehet sërish me medalje nga Evropiani i Gllasgout në fillim të vitit 2019.

Së fundmi, ka befasuar me një deklaratë të tij presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, njëherësh trajner i Izmir Smajlajt, Gjergj Ruli, i cili thotë se sportisti i tij është aq i shpejtë dhe i fortë, sa krahasohet me rekordmenin dhe fenomenin e atletikës botërore, Jusein Bolt.

Në një intervistë që dha për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, Ruli tha se Smajlaj ka një sprint të pabesueshëm që shkon në kufirin e 10 sekondave në 100 metra dhe mund të garojë si atlet i sprintit në 60 metër në garën e radhës në Evropian. “Në kushtet ku operojmë bëjmë një stërvitje me sakrifica të mëdha, – shprehet Ruli, – por ne na kanë hapur dyert njerëzit e thjeshtë.”

“Kanë arritur deri aty sa të na japin çelësat e palestrave, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris atletikën shqiptare. – Por na kuptoni, Izmir Smajlaj nuk po garon për badibilding, as për shtangist, atij i duhen pistat e përshtatshme për këtë garë, sepse kërkohen kërcimet si numër në javë, muaj e vit. Vetëm ne na ndodh të privohemi nga kushtet minimale.”

“Nëse kushtet do të ishin të mira, ne sot do të kishim në gjirin tonë një lider të atletikës botërore, – ka këmbëngulur Ruli. – Ndoshta mund t’u duket e tepruar kjo që do t’ju them, por Izmir Smajlaj ka sprint më të fuqishëm se Jusein Bolt. Kur unë e përmenda në fillim fare që ai do të dalë “kampion Europe”, më quajtën në rastin më të mirë euforik, e në rastin më të keq të çmendur.”

“Por unë nuk e kam mbyllur vlerësimin tim për të. Sepse Izmir Smajlaj është me potencial të atillë që mund të jetë lider botëror i këtij sporti dhe i atletikës në përgjithësi. Nëse shteti do të kthente sytë nga ky fenomen, ju siguroj që del “kampion bote”, ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, njëherësh trajner i Izmir Smajlajt, Gjergj Ruli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh