Ardian Memës i kthehet buzëqeshja, “e bën sefte” fitoren me Tiranën

Share Button

AlbanianSport.com 08/12/2018 18:25

ASNN – Trajnerit Ardian Mema i dukej që larg sot buzëqeshja. Më në fund, trajneri bardheblu gjen fitoren e parë në krye të Tiranës, një fitore me goleadë, për të cilën aq shumë kishte pritur dhe ishte stërmunduar. Tirana mundi Kastriotin 4-0, duke i shkarkuar të gjitha “bateritë” në frontin sulmues, me qëllimin e vetëm për të marrë 3 pikët.

Dhe ia doli, teksa me 3-pikëshin e së shtunës, Tirana kapërceu Luftëtarin e u ngjit në vend të 7-të, me 14 pikë, duke dhënë sinjale shprese jo vetëm për mbijetesën, por edhe për t’u kthyer në garë me dinjitet. Formula e kampionatit dhe duelet e shumta direkte mundësojnë surpriza, sepse sezoni ka dhe 20 javë deri në fund, gjithçka është e mundur.

Ndeshja e së shtunës në Stadiumin “Selman Stërmasi” nuk la shumë vend për histori, megjithëse Kastrioti luajtur shumë mirë në minutat e para, duke dhënë idenë që mund të bënte surprizën. Por Tirana ishte përgatitur fort për të mos i lënë asgjë rastësisë dhe e zgjidhi ndeshjen mirë dhe me “festival” golash. Serinë e rrjetave bardheblu e hapi Edon Hasani, që realizoi me 11-metërsh në minutën e 11-të.

Në fundin e pjesës së parë ishte Bedri Greca që shënoi golin e dytë, duke i dhënë shpresë Tiranës për ta fituar ndeshjen. Në fakt, historia e ndeshjeve të fundit ka treguar se Tirana nuk arrin t’i mbajë epërsitë, sepse është përmbysur nga kundërshtarët. Por në këtë ndeshje bardheblutë kishin zënë mend. U shtrënguan fort edhe në pjesën e dytë, për të mos lëshuar pe.

Sepse Kastrioti tentoi të përsërisë atë që kishte bërë Partizani në derbi, por nuk ia doli dhe Tirana në minutën e 77-të i vu drejtim fitores me golin e Ngo’së. Në minutën e fundit ishte radha e Sentamusë për të shënuar golin e katërt dhe të fitores së thellë 4-0 të Tiranës.

Fjalët emocionuse të trajnerit Ardian Mema në fund të ndeshjes, që rezultati nuk ka nevojë për të kujtuar që Tirana e meritoi fitoren, ishin shumë domethënëse. Kjo fitore e nxjerr skuadrën 24-herë kampione nga kriza, të paktën përkohësisht, por edhe një qetësim i trajnerit, i cili e meritonte më fort se kushdo tjetër këtë rezultat sot.

 

Kategoria Superiore

 

Java e 16-të

 

Të premten, 7 dhjetor 2018:

 

Kukësi – Skënderbeu          1-0

 

Të shtunën, 8 dhjetor 2018:

 

Tirana – Kastrioti                   4-0

Teuta – Partizani                   1-1

 

Të dielën, 9 dhjetor 2018:

 

Kamza – Luftëtari                 (14:00)

Flamurtari – Laçi                   (17:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Partizani                    16        11        2            3        18-8                35
  2. Skënderbeu              16          9        3            4        18-9                30
  3. Kukësi                        16          9        3            4        16-9                30
  4. Teuta                          16          8        5            3        19-12              29
  5. Laçi                             15          7        5            3        13-10              26
  6. Flamurtari                  15          6        4            5        13-11              22
  7. Tirana                         16          3        5            8        17-19              14
  8. Luftëtari                     15          4        1          10        11-17              13
  9. Kastrioti                      16          3        1          12        11-29              10
  10. Kamza 15          2        3          10          7-19                9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh