Basketboll / 10 lojtarët më të mirë të NBA-së, një listë e padiskutueshme yjesh

Share Button

AlbanianSport.com 08/12/2018 09:45

ASNN – 10 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, LëBron Xhejms kap vendin e dytë. “Asgjë nuk është më e debatueshme sesa të diskutohet se cilët janë numrat nga 2 deri në 10 për lojtarët më të mirë në historinë e NBA-së. Pse e lëmë numrin një? Sepse, nëse nuk e dini se kush është numri i konsensusit (dhe ka gjasa të jetë për një kohë të gjatë), ndoshta ju jetoni në hënë. Ose Mars. Ose Malin Moron. Në fakt, ngado që të jesh, nëse të pëlqen basketbolli duhet të dish me patjetër kush janë 10 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave”.

Kështu shkruan një prej agjencive që merren me analizat e basketbollit, duke veçuar Majkëll Xhordanin si numrin një të basketbollit botëror për shumë kohë. Sipas një sondazhi të bërë në internet, por edhe analizave të statistikave individuale, këta janë 10 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Më poshtë jepen emrat e tyre nga 10-ta tek njëshi.

 

  1. Lerri Bërd

Lerri Bërd ndihmoi jo vetëm për të ringjallur një emër që kishte rënë shumë poshtë, por rivaliteti i tij me numrin 6 ka bërë që basketbolli botëror të ndihej më i plotë dhe tifozët të mos e braktisin kurrë këtë sport.

 

  1. Xhulius Iruing

“Dr. Xhej” kishte të veçantë stilin e tij të lartë të fluturimit dhe aftësitë e lojës në tabelë. Sigurisht, ai ndoshta nuk mund të rrinte me disa lojtarë të tjerë në këtë listë por ai ka luajtur në ligën e më të mirëve për afro dy dekada. Shumë specialistë mendojnë se në çdo rrethanë, emri i tij do të jetë në dhjetëshen më të mirë.

 

  1. Shekill O’Nill

Po, ne e dimë që djali ishte një “revole” e tmerrshme e hedhjes së lirë, ishte nga ata lojtarë që u duhej shokëve të ekipit dhe pavarësisht se ishte vazhdimisht mbi peshë, me praninë e tij fizike ai mund të merrte fitoren edhe krejt i vetëm. Shumë vetë mendojnë se ai do të kishte qenë basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave nëse do të kishte rënë në peshë dhe do të kishte qenë i përmasave normale.

 

  1. Uilt Çembërlejn

Mund të mos ketë qenë basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por përfshirja e tij në listë ka lidhje me disa tregues që e bëjnë atë fenomenal. Basketbollisti Uilt Çembërlejn ishte padyshim fenomenal, ai pati një mesatare 50 pikë për ndeshje dhe në këtë aspekt mund të jetë ndoshta unikal në historinë e këtij sporti.

 

  1. Mexhik Xhonson

Një basketbollist magjik nuk mund të mungojë në listën e 10 më të mirëve të të gjitha kohërave. Është thënë nga shumë specialist se rivaliteti i tij me Lerri Bërd ndihmoi për të rivitalizuar kampionatin amerikan të NBA-së, dhe ai ka vlerën dhe peshën e tij në këtë rrugëtim, duke merituar të gjitha lëvdatat.

 

  1. Karim Abdul Xhabar

Me 17 vjet dominim në parket, Karim Abdul Xhabar është padyshim në 5 lojtarët më të mirë të basketbollit në të gjitha kohërat. Lojtar elegant, ai do të mbahet mend edhe për shpikjen e tij nga gjuajtjet për pikë. Ka vallëzuar në parket në forma nga më të ndryshmet dhe ka qenë padyshim një basketbollist revolucionar në kuptimin e lojës dribluese.

 

  1. Tim Dankan

Duke folur për djemtë me një qëndrueshmëri të madhe në basketboll, Tim Dankan kishte një stil teknik që e lejonte atë jo vetëm që të bënte San Antonio Spërs një konkurrent shumëvjeçar, por ai solli revolucion në lojën mbrojtëse, por edhe sulmuese, duke qenë një basketbollist me mendje brilante, një lojtar i papërsëritshëm në aspektin teknik.

 

  1. Bill Rasëll

Ndërkohë që Karim Abdul Xhabar shpiku betejën dribluese dhe “mbrojtjen thelbësore të pikës së fundit”,  Bill Rasëll shpiku në të vërtetë vetë mbrojtjen. Ka fituar shumë në NBA, por nëse ka një lojtar që meriton vendin e parë për cilësitë mbrojtëse dhe për revolucionarizimin e mbrojtjes ai është Rasëll.

 

  1. LëBron Xhejms

Në aftësitë e pastra të papërpunuara dhe aftësinë për të luajtur në të dyja anët e lojës, si dhe i aftë të fitojë jo vetëm një ndeshje por një sezon të tërës, padyshim që LëBron Xhejmsi është unikal. Shumë specialist mendojnë se me ecurinë që ka Xhejmsi do të kapë nivelin e Majkëll Xhordanit, pasi ka koeficient realizimi të pabesueshëm dhe një qëndrueshmëri mbresëlënëse. Jo rastësisht ai quhet edhe “Mbreti Xhejms”

 

  1. Majkëll Xhordan

Në këtë listim, askush nuk e vë në dyshim se basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave është Majkëll Xhordan. Sipas shumë specialistëve, ai nuk do ta humbasë këtë renditje edhe për shumë kohë, sepse është future në librin e artë si më i miri. Vështirë të arrihet niveli i tij i “aktrimit” në lojën e basketbollit. Ka shënuar shumë pikë, me një mesatare mahnitëse dhe njëherësh një basketbollit që ka luajtur deri në moshën 40-vjeçare. Ka marrë mjaft epitete, por ajo që i shkon më shumë për shtat është “Fluturuesi”, sepse kishte aftësi marramendëse në lojën në ajër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh