AlbanianSport.com 07/12/2018 21:05
ASNN – Skuadra e Partizanit i ka shtangur skeptikët, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë këtë sezon, teksa ka kryesuar gjatë këtyre 8 javëve të para të Superligës së Basketbollit të Meshkujve dhe për kapitenin Mired Jani, dhe lojtarin tjetër, Algert Gjonaj, sekreti ka qenë forca e grupit.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, basketbollistët e të kuqve besojnë se ky sezon është i hapur deri në fund. Për Janin, mbështetja tek basketbollistët vendas është faktor shtesë për Partizanin.
Ndërsa Gjonaj beson se skuadra e ka potencialin për t’i shkuar deri në fund betejës për titull. Në kuadër të javës së 9-të, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga RTSH Sport, Partizani përballet të shtunën në mbrëmje në kryeqytet Goga Basketin, me të cilën ndan kreun e renditjes.