AlbanianSport.com 06/12/2018 23:55
ASNN – Në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, u luajt të enjten një nga duelet e rëndësishme të basketbollit të Kosovës, pikërisht midis klubit të Prishtinës dhe atij të Bashkimit të Prizrenit. Ndeshjen e fitoi Prishtina me rezultatin 103-79. Në fakt, ndeshja ishte e ekuilibruar në gjysmën e parë të saj, sepse skuadra nga Prizreni po fitonte me shifrat 45-43.
Por diferencën Prishtina e bëri në gjysmën e dytë, ku shënoi 60 pikë, kundrejt 34 pikëve që realizoi Bashkimi. Për pasojë, krejt ndeshjen e fitoi Prishtina me rezultatin 103-79, pra me plot 24 pikë diferencë. Vendimtar në këtë ndeshje u tregua basketbollisti Bukicu, që realizoi 30 pikë dhe rikuperoi 8 topa në tabelë. Në këtë përballje klubi i basketbollit të Prishtinës tregoi dhe një herë tjetër se nuk ka rival në Kosovë.
Por edhe se niveli i këtij ekipi është mbi të tjerët dhe nuk është rastësisht që është kualifikuar në turin tjetër të “FIBA Europe Cup”. Padyshim, cilësia e lojtarëve të Prishtinës bënë diferencën edhe në takimin me Bashkimin e Prizrenit dhe titulli “kampion” në Kosovë për bardhekaltrit duket se është një “punë e kryer” që në fillim të sezonit.