Nën-17-vjeçarët & Nën-19-vjeçarët / Shqipëria & Kosova, short të vështirë

Share Button

AlbanianSport.com 06/12/2018 19:20

ASNN – Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç dhe ajo e moshës deri në 19 vjeç kanë mësuar kundërshtarët e tyre në grupe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj moshe. Kështu, në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, janë ndarë 13 grupe me nga 4 skuadra secili. Bazuar në rregullore, do të kualifikohen për në turin “Elitë” 30 përfaqësuese, 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet.

Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve bën pjesë në grupin e 8-të, së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohet në Portugali në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Për kuqezinjtë e vegjël ky është një short i frikshëm, jo vetëm se në grup përfshihet Portugalia që ka një ekip cilësor, por edhe Ukraina është skuadër shumë e fortë në këtë moshë. Pra kalimi në turin tjetër, atë “Elitë” është mjaft i vështirë për .

Ndërkohë, përfaqësuesja e Nën-17-vjeçarëve të Kosovës bën pjesë në grupin e 12-të me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin dhe është përcaktuar që ndeshjet të luhen në Holandë. Edhe përfaqësuesja e Kosovës në këtë moshë ka një short tepër të vështirë, sepse Holanda ka realisht potencialin më të madh.

Sa i përket shortit të 19-vjeçarëve, goglat përcaktuan si rivalë të kuqezinjve Greqinë, Belgjikën dhe Islandën, në grupin e 4-t eliminator. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen midis daave 13 dhe 19 nëntor të vitit 2019 dhe Belgjika do të jetë vend pritës. Në këtë grup Shqipëria pthuajse nuk ka asnjë shans të kalojë më tej, sepse vecanërisht belgët kanë kualitet shumë të lartë dhe plot talente, duke qenë ndër skuadrat më të mira në Europë në këtë moshë.

Kurse Kosova e kësaj moshe ra në grupin e 5-të, me kundërshtarë shumë të vështirë si Rusia, Polonia dhe Uellsi. Edhe për përfaqësuesen e Kosovës në këtë grupmoshë do të jetë e vështirë kalimi në turin “Elitë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh