AlbanianSport.com 05/12/2018 21:10
ASNN – Sheikët e naftës “blejnë” edhe Superkupën e Italisë, pasi Milan-Juventus më 16 janar në Xhidah të Arabisë Saudite. Sheikët e naftës po blejnë futbollin evropian. Ata kanë marrë “frerët” e kampionatit francez, pasi posedojnë klubin më të madh, atë të Paris Saint Zhërmen, në Angli kanë klubin e Mançester Sitit, e në shumë vende evropiane financojnë klube të rëndësishme e me emër të madh.
Së fundmi, “petro-dollarët” ia dolën të çojnë në Arabinë Saudite edhe Superkupën e Italisë. Më parë ishte Kina që e kishte provuar, por sheikët e “arit të zi ndikuan që dueli i madh Juventus-Milan të luhet në stadiumin që mban emrin e mbretit saudit. Dhe është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin e Xhed’das të Arabisë Saudite më 16 janar 2019.
Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventusi, që do të përballet me Milanin, i cili vjen në këtë ndeshje si finalist i Kupës (Juventusi i fitoi të dyja, si kampionatin dhe kupën). Ndeshja do të zhvillohet në Stadium “Mbretin Abdullah”, në orën 18:30 me orën e Tiranës. Rregullat e lojës do të jenë ato të zakonshme që njohim nga loja e futbollit.
Pran, në rast barazimi do të ketë shtesë 30-minutëshe e më pas, nëse nuk ndryshon rezultati, është radha e goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në këtë takim do të aplikohet edhe teknologjia e “Ndihmës-Gjyqtarit të Videos” (VAR).