Valon Behrami, një kapiten i lindur tek Udineze: Nder & krenari!

Share Button

AlbanianSport.com 05/12/2018 18:25

ASNN – Shqiptari e ka në gjak “Liderin”, Valon Behrami rrëfen përgjegjësitë e mbajtjes së shiritit të Udinezes. Valon Behrami ishte kapiten i përfaqësueses së Zvicrës në Botërorin e Rusisë. Ai ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës helvete, por njëherësh dhe një prej lojtarëve kryesorë të kësaj skuadre në 10 vitet e fundit. Madje futbollisti me origjinë nga Kosova llogaritet si një prej lojtarëve që ka luajtur më shumë ndër Botërorët, plot 4 të tillë me fanellën e Zvicrës.

Duke nisur me “Gjermani 2006”, “Afrikë e Jugut 2010”, “Brazil 2014”, si dhe “Rusi 2018”, duke qenë në një nivel me Mesin dhe Ronaldon apo me disa yje të tjerë të futbollit botëror. Kudo ku ka luajtur Behrami është treguar lider. Aktivizimi i tij titullar nuk është vënë në diskutim në asnjë ekip dhe është fakt që ai është ndër mesfushorët shkatërrues më të mirë në botë. Së fundmi, ai po bën liderin edhe tek Udineze, ku i është besuar shiriti i kapitenit.

Dhe ai po e mbulon mjaft mirë, megjithëse, siç thotë edhe vetë, përgjegjësia e kapitenit është mjaft e madhe dhe shumë futbollistë nuk e kuptojnë këtë. “Të jesh kapiten i Udinezes do të thotë të kesh përgjegjësi jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, – shprehet Valon Behrami, – është një ndjenjë që më pëlqen, më jep mundësinë të shoh veten nga një pikëpamje tjetër. Për mua është një nder dhe krenari që të jem kapiten i skuadrës.”

“E di që edhe për familjen time është krenari dhe ndihen mirë kur shohin që djali i tyre është kapiteni i Udinezes”, – shtoi ai. Pak muaj më parë, Behrami braktisi përfaqësuesen helvete, pasi trajneri Vladimir Petkoviç nuk e llogariti atë si pjesë e grupit të së ardhmes, një lëvizje që ngjalli dyshime dhe ku mediat zvicerane i dolën në krah lojtarit. Më vonë u kuptua se vendimi kishte qenë politik, i iniciuar nga disa funksionarë të federatës zvicerane.

Kjo, për shkak se lojtarët me origjinë shqiptare kishin bërë shqiponjën pas golave të fitores të shënuar në ndeshjen kundër Serbisë në Botërorin “Rusi 2018”. Një arsyetim skandaloz dhe tendencioz që gjeti refuzim dhe përbuzje nga opinioni sportdashës në mbarë Evropën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh