AlbanianSport.com 05/12/2018 17:30
ASNN – Mesfushori i Realit të Madridit dhe i përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modriç, fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018, duke thyer kështu dominimin 10-vjecar të Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos. Edhe pse ka pasur mjaft kontestime, formula që aplikon “France Football” është e qartë dhe nuk ka diskutime.
Dhe mbi votat e gazetarëve profesionistë sportivë nga gjithë bota kroati mori 753 vota, duke lënë shumë prapa rivalët e tjerë që pretendonin këtë trofe. Një kuriozitet mjaft interesant zbulohet së fundmi, në Kroaci, në bazë të të dhënave të gjendjes civile, me emër dhe mbiemër njëlloj si ylli i Realit dhe kombëtare kroate janë 23 persona.
E habitshme, por mediat kroate kanë kontaktuar me shumicën prej tyre dhe ata shprehen tejet të lumtur nga suksesi i “vetvetes” në garën për trofeun e “Topit të Artë”. Luka Modriç-ët e tjerë ndihen krenar për arritjen e mesfushorit dhe si kroatë kanë dyfish gëzim.
Një rastësi e bukur, megjithëse me emër dhe mbiemra të njëjtë ka me qindra në çdo vend, por në këtë rast, nga 23 Luka Modriçët e Kroacisë, vetëm njëri doli të jetë fitimtar në nivele kaq të larta të futbollit.