(Video) Xhudo / Majlinda Kelmendi: Pa sportin, nuk funksionon asgjë për mua

Share Button

AlbanianSport.com 04/12/2018 12:50

ASNN – Majlinda Kelmendi mesazh video: 14 muaj jashtë xhudos nuk funksionoi asgjë, në Kosovë çdo medalje veç të artës quhet dështim. Sportistja e spikatur e xhudos së Kosovës dhe asaj botërore në peshën deri në 52 kg, medalistja olimpike Majlinda Kelmendi, një xhevahir i sportit të Kosovës dhe atij shqiptar në tërësi, është kthyer tashmë plotësisht si konkurruese e fortë në garat ndërkombëtare.

Dhe kjo, pas një periudhe 14-mujore e tërhequr si pasojë e një dëmtimi të rëndë e të gjatë që e la për shumë kohë jashtë tapetit. Kelmendi ka dhënë një video-mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Xhudos, ku përshkruan ata muaj me të vërtetë të vështirë, ku çdo lloj aktiviteti tjetër social nuk ia hiqte dot stresin, ndërsa shprehet se në Kosovë presin prej saj vetëm medalje ari.

Kelmendi u kthye me bujë dhe fitore të rëndësishme në fund të muajit tetor, duke marrë të argjendtën në “Grend Slem”-in e Abu Dhabit, ndërsa pak ditë më pas fitoi të artën në “Çmimin e Madh” të Tashkentit. “I dua aq shumë luftën dhe ushtrimet dhe përpiqesha të bëja gjëra tjera për të harruar, por nuk funksionoi shumë”, – shprehet në video-mesazh kampionia olimpike e Kosovës.

“As udhëtimet nuk ndihmuan shumë, – vijoi ajo. – As shopingu s’funksionoi. Asgjë nuk funksiononte.” Më pas ajo komentoi pritshmëritë e mëdha, si dhe qëndrimin e sportdashësve në Kosovë, ku dëshirojnë vetëm medalje ari prej saj. “Ajo që nuk më pëlqen është se kur marr të argjendtën apo të bronztën, askush nuk më uron”, – rrëfeu ajo.

“Është xhudo, nganjëherë fiton apo humb, por kur nuk fitoj të artën askush nuk më uron. Njerëzit janë mësuar të fitoj të artën andaj kjo më vë paksa nën presion”, përfundoi Majlinda Kelmendi, më e forta në gjirin e një grupi të talentuar xhudistësh në Kosovë, që drejtohen nga trajneri pasionant, Driton Kuka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh