AlbanianSport.com 01/12/2018 23:20
ASNN – Nuk ka patur asnjë gjë intriguese në grupin B të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që i luajti ndeshjet e tij përgjatë 3 ditëve të fundjavës në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, pasi Barleti Volej e ka mbyllur në vendin e parë fazën eliminatore.
Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi i ka fituar të 3 ndeshjet e Grupit B dhe të dielën ajo mposhti 3-1 Skënderbeun, në një përballje të dominuar nga universitaret, që patën epësi në parket, pavarsisht se lëshuan një set, çka në fakt duhet ta shqetësojë trajnerin pasi në 3 takimet e Kupës, skuadra e tij ka lëshuar nga një set.
Pas epërsi 2-0 me sete, të fituara me diferenca të mëdha dhe identike pikësh nga Barleti (25-11), vajzat korçare “zgjohen” dhe fitojnë 25-22, duke përfituar edhe nga një ulje e ritmit që kryeqytetaset i bënë lojës në setin e tretë. Por në setin e katërt Barleti mbyll llogaritë, duke fituar krejt takimin 3-1.
Në takimin tjetër, edhe Tirana ka triumfuar po në 4 sete ndaj Vllaznisë, duke shuar shpresat e shkodraneve për kualifikimin e duke siguruar vendin në gjysmëfinale. Ndonëse vajzat kuqeblu kërcënuar të dhuronin një të papritur, duke fituar setin e parë, 25-19, ato bardheblu reaguan fort, duke i fituar 3 setet e tjera me shifra bindëse.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Grupi B
Dita e parë, 30 nëntor 2018:
Barleti Volej – Vllaznia 3-1
(25-22, 21-25, 25-17, 25-8)
Tirana – Skënderbeu 3-0
(26-24, 25-15, 25-15)
Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:
Vllaznia – Skënderbeu 3-1
(25-11, 21-25, 25-13, 25-12)
Barleti Volej – Tirana 3-1
(25-20, 25-8, 24-26, 25-20)
Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:
Skënderbeu – Barleti Volej 1-3
(11-25, 11-25, 25-22, 11-25)
Tirana – Vllaznia 3-1
(19-25, 25-20, 25-23, 25-16)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Barleti Volej 3 3 0 9
- Tirana 3 3 1 6
- Vllaznia 3 1 2 3
- Skënderbeu 3 0 3 0