AlbanianSport.com 24.11.2014 11:35
ASNN – Është luajtur java e 7-të e grupit B të Kategorisë së Dytë dhe Turbina është sërish në krye të Jugut. Cërrikasit, edhe në kushtet kur Gramshi ka barazuar në Memaliaj, janë përsëri të parët, teksa kanë mundur Delvinën me rezultatin 2-0. Risi në takimin e djeshëm ka qenë prania e policisë private, që së bashku me policinë bashkiake të Cërrikut garantuan mbarëvajtjen e takimit.
Ndërkohë, sfida e djeshme ndërmjet Memaliajt dhe Gramshit është mbyllur në barazim 1-1, por vlen për tu përmendur fakti që kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici dhe njëkohësisht edhe president i skuadrës, i cili ndodhej në stadium, ka shkëmbyer ofendime dhe të shara me tifozërinë vendëse. Situatat e tensionuara mes tij dhe tifozëve kanë ndodhur gjatë pjesës së dytë dhe në fund të takimit.
Himara ka fituar lehtësisht në shtëpi përballë Këlcyrës me një rezultat tenistik, 6-2, dhe ngjitet në vendin e 3-të të renditjes. Edhe Tepelena vazhdon serinë e rezultateve pozitive ku në pesë javë nuk njeh disfatë dhe dje ka fituar 3-1 ndaj Egnatias, kurse përmetarët kanë dalë huq në shtëpi, teksa janë mundur nga Gramozi me rezultatin minimal 1-0. Së fundi, Orikumi nuk ka falur, teksa ka mundur bilishtarët në fund.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e 7-të
(23 nëntor 2014)
Memaliaj – Gramshi 1-1
Himara – Këlcyra 6-2
Tepelena – Egnatia 3-1
Përmeti – Gramozi 0-1
Orikumi – Bilisht Sporti 2-0
Turbina – Delvina 2-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 7 4 3 0 14-3 15
- Turbina 7 4 3 0 10-2 15
- Himara 7 4 1 2 16-11 13
- Tepelena 7 3 3 1 14-11 12
- Memaliaj 7 3 2 2 12-8 11
- Orikumi 7 3 2 2 9-9 11
- Egnatia 7 3 1 3 7-9 10
- Gramozi 7 2 3 2 7-9 9
- Bilisht Sporti 7 2 1 4 6-7 7
- Këlcyra 7 2 0 5 6-16 6
- Delvina 7 1 1 5 5-10 4
- Përmeti 7 0 2 5 6-17 2