AlbanianSport.com 30/11/2018 21:35
ASNN – Ndeshja derbi e luajtur të premten në mbrëmje midis Partizanit dhe Tiranës përsëriti të njëjtin fund siç ka bërë zakonisht në këto katër vitet e fundit. Partizani del i gëzuar nga stadium, kurse Tirana e trishtuar. Edhe pse në këtë derbi të luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” Tirana realizoi e para me anë të Grend Halilit, ishte sërish Partizani që fitoi 2-1, pasi i riu shkodran Rubin Hebaj e përmbysi me dygolëshin e tij Tiranën.
Duke i dhënë një 3-pikësh me vlerë Partizanit në rrugëtimin për titull dhe njëherësh një fitore morali që ka shumë peshë për vazhdimësinë e garës e sidomos në rivalitetin me Skënderbeun për titullin këtë edicion. Tirana luajti mirë në shumicën e kohës, qoftë në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën. Ishte një ndeshje spektakolare në tërësi, pasi të dyja skuadrat i shkarkuan “bateritë” fizike e teknike për fitoren. Por fati ishte me Partizanin dhe jo rastësisht.
Dy shtylla të goditura, një 11-metërsh i mohuar dhe disa aksione model mund të veçohen nga Partizani i i kësaj sfide, kurse Tiranës nuk po i ecën fati në duelet derbi, sepse në këtë ndeshje luajti vërtet mirë. Por gabimet kushtojnë dhe Tirana gaboi. Në të dy rastet e golit të shënuar nga Hebaj në minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët e Tiranës bënë gabime foshnjarake. Dhe për pasojë e pësuan keq, duke e humbur ndeshjen me rezultatin 1-2.
Kategoria Superiore
Java e 15-të
Të premten, 30 nëntor 2018:
Partizani – Tirana 2-1
Të shtunën, 1 dhjetor 2018:
Luftëtari – Kukësi (14:00)
Skënderbeu – Teuta (17:00)
Të dielën, 2 dhjetor 2018:
Laçi – Kamza (14:00)
Kastrioti – Flamurtari (14:00)
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Partizani 34
- Skënderbeu 30
- Teuta 25
- Laçi 25
- Kukësi 24
- Flamurtari 22
- Luftëtari 13
- Tirana 11
- Kamza 8
- Kastrioti 7