AlbanianSport.com 30/11/2018 20:45
ASNN – Në kampionatin kroat po spikat në këtë moment një shqiptar. Ai është Myrto Uzuni, lojtari që aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit. Javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së medias sportive kroate, me lojën e tij në rritje të vazhdueshme dhe golat gjithnjë e më të shpeshtë.
Sot ai pati një tjetër ndeshje fantastike, në barazimin 1-1 të Lokomotivës së Zagrebit përballë Slaven Belupos. Në fillim shënoi Slaveni, por Uzuni në minutën e 80-të realizoi një supergol me kokë, duke i dhënë një pikë me vlerë ekipit të tij.
Goli që shënoi sot ishte i katërti për beratasin në kampionatin kroat. Nuk janë shumë, por fakti që ka shënuar rregullisht në javët e fundit është një tregues kuptimplotë për paraqitjen dhe ecurinë e lojtarit të Kombëtares kuqezi. Përfundimisht ftesa që i bëri trajneri Panuci dhe njëherësh aktivizimi i tij titullar në ndeshjet e fundit të kuqezinjve, tregojnë se Uzuni është lojtari i momentit i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.