(Video) Basketboll – Meshkuj / Milatoviç: ndeshja me Teutën, një vitrinë

Share Button

AlbanianSport.com 30/11/2018 17:25

ASNN – Ka humbur papritur fundjavën e shkuar me Tiranën, dhe tanimë trajneri i Goga Basket, Nikola Milatoviç, e ka bërë analizën e tij për atë dështim. “Të them të drejtën, nuk kam një përgjigje pse ndodhi ajo humbje me Tiranën, – ka thënë ai. – Po ta shikoje ndeshjen, të dukej se lojtarët e mi nuk kishin stërvitje, sikur nuk ishin lojtarët e mi. Kemi bërë një analizë të humbjes dhe, duke parë edhe shifrat, pra, gjuajtjet e lira, gjuajtjet nga brenda dhe jashtë zone, do të thoja se humbja e përqendrimit ishte arsyeja kryesore që ne e humbëm këtë ndeshje.”

“Me pak fjalë, ishte një ditë e keqe për skuadrën time, por kjo nuk i heq asnjë meritë Tiranës, që atë ndeshje e fitoi pastër, – ka vijuar Milatoviç. – Tanimë ne e kemi zhvendosur vëmendjen tek sfida e radhës.” Sfida e radhës është derbi me Teutën, një përballje që për 55-vjeçarin malazez është një ndeshje e rëndësishme në shumë aspekte. “Po, është një derbi i madh, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal. Për më tepër, janë dy skuadra që  kanë edhe përbërjen më të mirë, që kanë edhe lojtarët më të mirë të kampionatit.”

“Për skuadrën time natyrisht që nuk është gjë e mirë të shkojmë në këtë ndeshje pas asaj humbjeje me Tiranën, – ka pohuar Milatoviçi. – Teuta vjen në këtë sfidë me ne pasi ka fituar me Vllazninë dhe me një trajner të ri, një trajner shumë të mirë që unë e njoh sepse e kam patur trajner kur luaja vetë. Për më tepër, ai ka në dispozicion një organikë të pasur tek teuta, me të paktën dy mundpsi zgjedhjeje për çdo pozicion. Unë beson që do të jetë një ndeshje e bukur të shtunën, një vitrinë mjaft e mirë për vetë basketbollin shqiptar.”

Në prag të kësaj përballjeje, Goga Basket ndan vendin e dytë dhe të 3-të të renditjes me Teutën, me nga 12 pikë secila, një më pak sesa Partizani kryesues.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh