AlbanianSport.com 29/11/2018 16:30
ASNN – Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave në Futboll (IFFHS), ka zbritur pas 3 vjetësh nga froni Lionel Mesin si lojtari më i mirë në botë dhe për herë të parë ngjitet një kroat. Ai është Luka Modriç, që për herë të parë zgjidhet si më i miri në botë bazuar mbi statistikat e treguesve sportivë që këtë herë ishin dukshëm më lart sesa argjentinasi Lionel Mesi.
Në bazë të këtyre statistikave, IFFHS i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë në botë pikërisht kroatit Luka Modriç. Mesfushori i Realit dhe kombëtares kroate, ka grumbulluar 272 pikë, 128 më shumë se Lionel Mesi, i cili ka zbritur në vendin e dytë, pasi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit. Ekspertët e futbollit nga 90 vende kanë bashkëpunuar në këto vota për të emëruar si më të mirin pikërisht mesfushorin kroat.
Përveç këtij çmimi, Modriç ka fituar edhe “The Best” për këtë vit nga UEFA. Dy javë më parë, kroati ishte, gjithashtu, i pari në listën vjetore të “GOAL 50”, ndërkohë që shihet si favorit për të fituar “Topin e Artë”, 2018. Pas Modriç dhe Mesit është renditur Eden Hazard (114 pikë), më pas vijnë Kevin de Bryjne (36), Nejmar (18), Pol Pogba (14), Kristian Eriksen (10), Miralem Pjaniç (7).
Më tej vijnë me radhë: Hames Rodriguez ( 7), Ronaldo (5), Isko Alarcon (3), Zhorzhinjo (3), Kylian Mbape (3), Ivan Rakitic (3), Filipe Kutinjo (2), Toni Kros (1) dhe Thiago Alkantara (1). Ndërkohë, sipas IFFHS, portiere më i mirë për këtë vit ishte Thibo Kurtua, guardian i përfaqësueses së Belgjikës.