“The Telegraph”: “Brazili i Balkanit”, Kosova, mes futbollit & politikës

Share Button

AlbanianSport.com 29/11/2018 07:55

ASNN – “The Telegraph”: Kosova mes futbollit dhe politikës, kjo skuadër është “Brazili i Balkanit”. Gazeta e njohur britanike “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull të gjatë suksesit të Kosovës në Ligën e Kombeve, ku përfaqësuesja e dytë shqiptare arriti të zërë vendin e parë në grupin e tretë të Ligës D, tashmë me shanse për të shkuar në Evropianin e vitit 2020. Ndërkohë, Kosova do të mësojë këtë të diel edhe kundërshtarët e grupit të saj për eliminatoret e Evropianit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, referuar “The Telegraph”, Kosova është vetëm dy ndeshje larg Evropianit. Nëse ajo fiton ndaj Maqedonisë dhe më pas kalon në finale e mund finalistin tjetër (fitues i çiftit Bjellorusi-Gjeorgji), mund të shkojë direkt në Evropianin e vitit 2020. Sipas të përditshmes britanike, përparimi i skuadrës përfaqësuese të Kosovës ka ecur me një ritëm shumë të lartë e gati të pabesueshëm: “Dy vjet më parë ata nuk kishin një stadium me standarde, ndërsa sot njihen kudo në botë si “Brazili i Ballkanit””.

“Fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit u siguroi lojtarëve të Kosovës kalimin në “play-off”, por futbolli me këtë vend nuk kalon pa pasur brenda politikën, aq e ngatërruar në këtë rajon”, – shkruan më tej e përditshmja britanike. – Serbia vijon t’i nxjerrë pengesa Kosovës, sikurse ndodhi me ndikimin tek Interpoli që Kosova të mos anëtarësohej. Një pjesë e madhe e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, 82 % e Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e njohin Kosovën si një shtet të pavarur, por Serbia dhe aleatët e saj jo.”

“Futbolli në Kosovë dhe në Shqipëri pësoi një humbje për shkak të emigrimit masiv gjatë luftës, – vijon repartazhi i medias britanike, – por edhe më vonë, ose për shkak të heqjes së të drejtave gjatë kohës së komunizmit. Ka pasur futbollistë që lanë këtë sport për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami ishin një gjeneratë e lindur shumë herët për ta përfaqësuar Kosovën, por Arbër Zeneli i Herenvenit, Milot Rashica i Verder Bremenit dhe Arijanit Muriqi i Mançester Siti janë yje potenciale të cilët ia kanë dedikuar të ardhmen e tyre Kosovës.”

“Në skuadrën e tyre të fundit, nuk kishte asnjë lojtar mbi moshën 30-vjeçare, duke reflektuar kështu për popullsinë e vendit, që ka një moshë mesatare 27.8-vjeçare, popullsia më e re në Evropë”, – përfundon gazeta e njohur britanike “The Telegraph”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh