AlbanianSport.com 28/11/2018 20:45
ASNN – Organizmi që qeveris rrjetën në vend, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka bërë të ditur se këtë fundjavë, nga data 30 nëntor, deri më 2 dhjetor 2018, do të luhen ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë për femra. Kjo do të jetë faza e grupeve, ku do të marrin pjesë 8 ekipet që luajnë në kampionatin e më të mirave.
Në Grupin A, që do t’i zhvillojë ndeshjet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, janë skuadrat e Mirditës, Lushnjës, Partizanit dhe Teutës. Ndërsa Grupi B do t’i zhvillojë takimet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, në kryeqytet dhe në të janë skuadrat e Barleti Volejit, Vllaznisë, Tiranës dhee Skënderbeut.
Sipas asaj që njofton Federata, dy ekipet e para të çdo grupi do të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, fazë e cila do të zhvillohet gjatë pranverës së 2019-ës. Ndërsa ndeshjet e fazës eliminatore në volejboll për meshkuj do të luhen nga data 7, deri më 9 dhjetor 2018.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Grupi A
Dita e parë, 30 nëntor 2018:
Partizani – Teuta ora 15:00
Mirdita – Lushnja ora 17:00
Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:
Lushnja – Teuta ora 15:00
Mirdita – Partizani ora 17:00
Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:
Partizani – Lushnja ora 15:00
Teuta – Mirdita ora 17:00
Grupi B
Dita e parë, 30 nëntor 2018:
Barleti Volej – Vllaznia ora 16:00
Tirana – Skënderbeu ora 18:00
Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:
Vllaznia – Skënderbeu ora 14:00
Barleti Volej – Tirana ora 16:00
Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:
Skënderbeu – Barleti Volej ora 15:00
Tirana – Vllaznia ora 17:00