AlbanianSport.com 28/11/2018 18:00
ASNN – Dy ditë në qeli, tri ditë pa stërvitje, kaq mjafton edhe nga ana fizike po ashtu nga ana psikologjike që të mos jesh gati për derbin e madh të kryeqytetit. Dhe kjo ndodhi me portierin Alban Hoxha, i cili, njëlloj si në ndeshjen me Flamurtarin, edhe këtë herë do të mungojë dhe vendin e tij do ta zërë portieri i dytë Dashamir Xhika.
Tashmë është zyrtare, sepse vetë trajneri i Partizanit, Skënder Gega, deklaroi sot në konferencë për shtyp se portieri Hoxha nuk do të luajë në këtë takim e në vend të tij do të aktivizohet portieri tjetër i skuadrës së kuqe, Dashamir Xhika. Klubi e ka justifikuar mungesën e Hoxhës me “çështje teknike” dhe mungesë stërvitjeje.
Pra gjithçka në lidhje me gardianin 31-vjeçar është e qartë. Shkaku i kësaj situate lidhet me ndalimin nga policia të portierit Hoxha pasi u kap duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Normat e konsumimit të alkoolit ishin të larta dhe gardiani i skuadrës së kuqe përfundoi në qeli për 48 orë.
Deri të martën, kur Gjykata e Tiranës vendosi për të masën “detyrim paraqitje”