(Video) Lojtari më i vjetër i Anglisë rigjen fanellën pas… 50 vjetësh!?

Share Button

AlbanianSport.com 28/11/2018 13:25

ASNN – Më në fund, 95-vjeçari Ajvor Broadis ka rigjetur fanellën e “3 Luanëve” që ai e pati veshur më tepër se një gjysmë shekulli më parë. Fanella që ai kishte veshur për ndeshjen kundër Skocisë në  “Uembli” më 1953-shin mungonte në koleksionin e futbollisti më të vjetër të përfaqësueses së Anglisë që është ende gjallë. Ai është futbollisti më i vjetër që e ka veshur fanellën e përfaqësueses së Anglisë, por kishte 50 vite që jetonte me një peng të madh.

Më në fund, Ajvor Broadis ka rigjetur fanellën e “3 Luanëve” që ai e pati veshur më tepër se një gjysmë shekulli më parë. Fanella që ai kishte veshur për ndeshjen kundër Skocisë në  “Uembli” më 1953-shin mungonte në koleksionin e tij. Por përmendja e emrit të tij nëpër lajme kohët e fundit, ngacmoi kujtesën e Isobel Mofetit. Ajo ia kishte marrë atij hua fanellën për një ndeshje miqësore në vitet ’60-të dhe kishte harruar t’ia kthente.

Broadis, tanimë 95 vjeç, luajti 14 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, përfshirë edhe ato 3 ndeshje në Botërorin e 1954-ës, ku shënoi dy gola. Ai ka një koleksion të të gjitha fanellave të tij me numrin 8, por i mungonte vetëm njëra. Sidoqoftë, tanimë futbollisti i lindur në Londër dhe që ka luajtur Karlajsëllin, Sandërlendin, Njukasëllin, Mançester Sitin dhe, në fund edhe me “Kuin of dhë Sauth”, ai e ka gjetur edhe fanellën që i mungonte.

Zonja Mofet ia kishte marrë fanellën ish-futbollistit nëpërmjet një miku të përbashkët, për një ndeshje miqësore të luajtur asokohe, duke vijuar ta lante dhe ta paloste, por edhe ta harronte nëpër gardëroba. Për çudi, ajo nuk e kishte humbur dhe ia ktheu 95-vjeçarit, që tanimë është i plotë në koleksionin e tij, duke theksuar se ajo ishte një fanellë shumë e rëndësishme, sepse në ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2, ai shënoi të dy golat për Anglinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh