AlbanianSport.com 27/11/2018 23:55
ASNN – CONMEBOL-i ka konfirmuar sot se ndeshja e dytë e finales se “Copa Libertadores” nuk do të zhvillohet në Argjentinë, ndërsa ajo ka mundësi të mbahet edhe në Itali.
Ndeshja në mes të River Plejtit dhe Boca Zhunjors në Stadiumin “El Monumental” u shty të shtunën, por, pasi autobusi i vizitorëve u sulmua me gaz lotsjellës dhe armë të tjera, ajo nuk u mbajt.
Të dy klubet kanë lidhje historike me qytetin e Gjenovës, pasi Boka dhe Riveri janë themeluar nga emigrantët gjenovezë. Sot Conmebol-i ka lajmëruar që ndeshja do të luhet më datën 8 apo 9 dhjetor dhe nuk do të jetë në Argjentinë.
Përpos Gjenovps ndeshja mund të luhet edhe në Afrikën e Jugut, apo në Doha apo Majemi. Megjithatë, Xhenova luan kundër Spal në ato data në shtëpi, kështu që nuk është e qartë që stadiumi Luigi Ferraris do të jetë gati për atë ndeshje.