AlbanianSport.com 27/11/2018 21:45
ASNN – Përveç vendimit mbi lojtarin e Partizanit, Lorenc Trashi, i cili, për sjellje jo sportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari-Partizani , në bazë të Nenit 15 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 50,000 (pesëdhjetëmijë) lekë, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë edhe një sërë vendimesh të tjera në mbledhjen e së martës së 27 nëntori 2018, që janë si vijon:
- Lojtari i FK “Partizani”, Lorenc Trashi, për sjellje jo sportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari – Partizani , në bazë të Nenit 15 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
- KF “Veleçiku”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- Zyrtari i KF “Veleciku”, Zeqir Dukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
- Lojtari i KF “Veleciku”, Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Burreli”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- Lojtari i KF “Bëslidhjes”, Issiaga Camara, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Erzeni”, Jurgen Goxha, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Lojtari i KF “Vora”, Akil Dimo, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shënkolli”,Rinev Danaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shënkolli”,Ervis Dedaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari I KF “Shënkolli”,Bledi Zefi , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Besa”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës , do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- KF “Tërbuni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohen me gjobë me vlerë 100.000 (njëqindmijë) lek . Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
- Lojtari i KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Skrapari”, Azis Pepa , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Marjanaku, për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
- Urdherohet riluajtja e ndeshjes së femrave midis FC Term dhe KF Apollonia Femra, në bazë të nenit 86 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Aktivitetit për Futbollin e Femrave;
- Lojtari i KF “Partizani” U-19 , Stefano Llalla, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Akademia ” U-19, Xhoi Hajderaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Saba Sallaku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Ervis Patarria, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Kukësi” U-19 ,Enis Jakupi , për sjellje jo sportive, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Kleandro Demerxhiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Kastrioti” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjesive, hyrjen e personave të autorizuar në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
- KF “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hyrë në fushën e lojës persona të pa autorizuar dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 1.000.000 (një milion) lekë. Në aplikim të Nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Zyrtari i SSH “Pepa” U-17, Meridian Kacollja, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.