Atletikë / Mbahet analiza vjetore, mungesa e fondeve rrezikon garat

Share Button

AlbanianSport.com 27/11/2018 19:35

ASNN – Atletika zhvillon mbledhjen e fundvitit, Ruli: Të shikohet buxheti, ndryshe nuk zhvillojmë as gjysmën e veprimtarive. Të martën u mbaj në Tiranë mbledhja e fundvitit e Federatës Shqiptare të Atletikës, me përfaqësues si vëzhgues edhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Krahas analizës vjetore të atletikës shqiptare, u promovuan katër sportistë të nivelit të lartë si Luiza Gega, Izmir Smajlaj, David Nikolli dhe Franko Burraj.

Një nga diskutimet ishte dhe vendimi i ri i qverisë për statusin e sportistit të nivelit të lartë dhe përfitimet që do të kenë sportistët dhe trajnerët. Por padyshim pika kryesore e diskutimit mbeti buxheti, ku presidenti i federatës Gjergj Ruli, tha se për vitin 2018 ishte akorduar një fond prej 7 milionë lekësh, me një shtesë prej 1 milion lekësh nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë. Por ai tha se me një shumë të tillë nuk bëhen të plota aktivitetet vjetore të atletikës, madje as gjysma e veprimtarive.

“Ne patëm për vitin që po lëmë pas në dispozicion një fond prej 7 milionë lekësh, prej të cilave 2 milionë shkuan për pagat, – u shpreh Ruli në mbledhjen e fundvitit të FSHA-së, – Na u shtua një milion nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe në total për këtë vit ne përfituam 8 milionë lekë, që prapë janë të pamjaftueshme. Me një buxhet të tillë ne si federatë e kemi të pamundur të mbulojmë aktivitetet vjetore. Por ne kemi marrë premtimin e ministrisë së sportit që do të trajtohemi me prioritet.”

“Kemi sportistë elitarë si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj”, – ka shtuar ai. Pretendimet e Federatës Shqiptare të Atletikës janë që në vitin 2019 të marrë një fond “grant” më shumë se 10 milionë lekësh, ku veprimtaritë më të rëndësishme ndërkombëtare ku do të marrin pjesë sportistët tanë janë Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror. Ambiciet janë që të paktën Gega dhe Smajlaj të shkojnë me normë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh