Kosovë / Arbër Zeneli, më i shpejti pas Mbapesë & Sanesë në Ligën e Kombeve

Share Button

AlbanianSport.com 26/11/2018 14:35

ASNN – Kosova thyen tjetër rekord, ka lojtarin e tretë më të shpejtë të Ligës së Kombeve në futboll. Përfaqësuesja e Kosovës shënoi një sukses të rëndësishëm në Ligën D të Ligës së Kombeve, pasi zuri vendin e parë në grupin e tretë, një sukses që jep shpresë për këtë skuadër të pretendojë pikërisht nga kjo veprimtari një vend në finalet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

Në fitoren e fundit në grup, atë 4-0 ndaj Azerbajxhanit, spikati në veçanti sulmuesi Arbër Zeneli, i cili realizoi 3 gola dhe ishte në formacionin më të mirë të Ligës D për këtë tur të fundit ndeshjesh. Padyshim, golat e tij ndihmuan Kosovën të thyejë një rekord në Ligën e Kombeve, sepse ishte skuadra që shënoi më shumë gola, plot 16 gola në 6 ndeshje, si asnjë skuadër tjetër pjesëmarrëse në këtë format të ri të UEFA-s.

Por këto nuk ishin  rekordet e vetme për përfaqësuesen e Kosovës, sepse pikërisht sulmusi Arbër Zeneli ishte një rekord më vete sa i takon shpejtësisë. Zeneli konfirmohet nga statistikat e UEFA-s, si lojtari i tretë më i shpejtë i Ligës së Kombeve, pas emrave më të spikatur sot në futbollin evropian, si Kilian Mbape i Francës dhe Lëroi Sane i Gjermanisë. 38.9 km/orë, kjo shpejtësia që ka regjistruar sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në këtë veprimtarie.

Dhe lajmin e bujshëm e dha vetë zv/trajneri i skuadrës, Thomas Riçards. “Tani e dimë se çfarë kapaciteti kanë lojtarët, -ka thënë ai. – U kemi vendos Sistem të Pozicionimit Global, “GPS”, në veshjet e tyre dhe jemi të informuar për shumë të dhëna. Është interesante se Arbër Zeneli ka bërë një ndër vrapimet më të shpejta në garat e Ligës së Kombeve.”

“Ai arriti shpejtësinë prej 38.9 km/orë dhe vetëm Kilian Mbape i Francës dhe Lëroi Sane i Gjermanisë ishin më të shpejtë se ai”, – theksoi Riçards për emisionin “2-1”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh