Legjionarët / Paradoksi, Hysajn të gjithë e kritikojnë, por ai vijon titullar

Share Button

AlbanianSport.com 26/11/2018 12:45

ASNN – Napoli zhgënjeu të dielën përballë Kievos, duke mos shkuar më shumë se një barazim i thatë 0-0, një rezultat që la të pakënaqur trajnerin Karlo Ançeloti dhe të gjithë drejtuesit e klubit të kaltër. Në këtë ndeshje luajti titullar edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, por ai ka humbur rolin e titullarit në krah të djathtë, të cilin ia ka marrë Malkuiti, teksa trajneri Ançeloti e preferon në krahun e majtë. “Gazzetta Dello Sport”, i ka kushtuar rëndësi në analizën e saj prezantimit të Napolit e sidomos të mbrojtësit Hysaj, duke mos i kursyer kritikat.

Thuajse të gjitha mediumet vënë në pah faktin se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka problem në mbrojtje, ka momente kur është i shpërqendruar dhe nuk ofron siguri maksimale. E përditshmja më e madh sportive në Itali e ka vlerësuar me notën 5.5, nga më të dobëtat për lojtarët e Napolit, gjë që dëshmon se Hysaj është në shënjestër të kritikave të vazhdueshme. Por ajo që tregon një paradoks të madh ka të bëjë me angazhimin në fushë.

Edhe pse të gjithë e kritikojnë, duke i ndryshuar pozicionin, Hysaj sërish luan dhe nuk bën fjalë, jep kontribut atje ku e angazhon trajneri, duke mos krijuar polemika. Një kalim i tij në janar nga Napoli tek Çellsi është i mundur, sidomos tani që Hysaj nuk shihet favorit për të qenë mbrojtës titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ku Ançeloti ka nxitur klubin të kërkojë mbrojtës krahu. Gjithcka rreth Hysajt është e paqartë, por deklaratat e menaxherit të tij, Mario Xhiufredi se Hysaj ka oferta të shumta tregojnë se marrëdhëniet me Napolin janë prishur.

Lojtarit i ka ardhur koha të fitojë një përvojë të e në një kampionat jashtë Italisë dhe Premier Liga Angleze mbetet destinacioni i parë i preferuar. Në këtë mes, në një lëvizje të pritshme, rol mund të luajë edhe ish-trajner i Napolit, trajneri që ka besim tek aftësitë e Elseid Hysajt, Maurcio Sarri.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh