AlbanianSport.com 23.10.2014 21:00
ASNN – Partizani ka fituar 2-0 me Kukësin në ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja është zhvilluar me ritëm dhe me mjaft raste për shënim nga ana e të dyja skuadrave, por më rezultativë kanë qenë lojtarët e Partizanit. Të kuqtë kalojnë në epërsi me anë të Ibrahimit që realizon golin e parë për skuadrën kryeqytetase në minutën e 12-të.
Gabojnë mbrojtësit e Kukësit, duke e lënë topin të kalojë gjithë zonën e tyre, e Ibrahimi, në pozicion të volitshëm prirazi përballë portierit Halili godet me të djathtën dhe shënon, 1-0 për Partizanin. futbollistët e Duros vazhdojnë të sulmojnë dhe konkretizojnë golin e dytë me anë të Nexhipit. Në minutën e 33-të, kapiteni I Partizanit, gjuan me të majtën nga krahu i majtë i sulmit të dhe portieri i Kukësit, Halili nuk arrin ta grushtojë topin, që përfundon në rrjetë dhe 2-0 për Partizanin.
Pjesa e parë e takimit do të mbyllet me dy raste të pastra për shënim nga ana Kukësit por Pejiç nuk është i saktë përpara portës. Në pjesën e dytë, skuadra mike mundohet të rrezikojë por pa sukses. Më pas është Partizani që krijon dy raste të rrezikshme në portën e Kukësit. Në minutën e 79-të është kapiteni i Partizanit, Nexhipi, ao që gjuan përballë portës së Halilit por topi përfundon jashtë.
Kështu, Partizani ka fituar 2-0 me Kukësin. Ndërsa në ndeshjet e tjera të kësaj jave u arritën këto rezultate: Laçi ka fituar 3-0 me Teutën, Skënderbeu 6-0 me Apoloninë, ndërsa Elbasani është mundur 2-3 nga Tirana. Ndeshja në “Elbasan Arena” është ndërprerë për disa minuta për shkak se tifozët e Tiranës kanë thyer stolat e stadiumit të ri. Ky është incidenti I dytë që shkaktohet prej tyre, pas atij në stadiumin “loro Boriçi” në Shkodër. Të shtunën, Vllaznia ka marrë tri pikë të vlefshme ndaj Flamurtarit, teksa fituar 1-0. Pas ndeshjeve të javës së 13-të, kategoria superiore kryesohet nga Tirana me 28 pikë, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë me 27 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 13-të
Të shtunën, 22 nëntor 2014:
Vllaznia – Flamurtari 1-0
Shënues: A. Hajdari 6’
Të dielën, 23 nëntor 2014:
Laçi – Teuta 3-0
Shënues: Memelli 24′, Cetkoviç 25′, Çarls 79′
Skënderbeu – Apolonia 6-0
Shënues: Progni 1′, 87′, Shkëmbi 28′, Martins 48′, 68′, 79′
Elbasani – Tirana 2-3
Shënues: Bylykbashi 18′, 21′ (11-m.) / Muça 27′, Bakaj 31′, Ndikumana 99′
Partizani – Kukësi 2-0
Shënues: Ibrahimi 12’, Nexhipi 33’
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 13 8 4 1 18-7 28
- Skënderbeu 13 8 3 2 21-4 27
- Partizani 13 8 3 2 12-5 27
- Kukësi 13 8 1 4 15-10 25
- Laçi 13 5 4 4 15-10 19
- Flamurtari 13 3 6 4 10-9 15
- Teuta 13 4 1 8 11-15 13
- Vllaznia * 13 4 2 7 9-15 11
- Apolonia 13 2 2 9 4-25 8
- Elbasani 13 2 0 11 8-23 6