AlbanianSport.com 24/11/2018 15:20
ASNN – Reali i Madridit turpërohet nga Eibar, as Solari s’po ua gjen “ilaçin” e shpëtimit “galaktikëve”. Realit të Madridit duket se nuk ka “ilaç” që i bën dobi. Ai është “sëmurë” si skuadër dhe këtë sezon nuk po shfaq potencialin e tij prej një klubi “mbretëror”.
Në kampionatin spanjoll, në kuadër të javës së 14-të, ekipi madrilen pësoi një disfatë të turpshme 3-0 përballë Eibarit. Kjo e fundit kaloi në epërsi në minutën e 16-të me anë të Gonzalo Eskalantes.
Ky ishte goli i vetëm gjatë pjesës së parë, kurse në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë. Në minutën e 52-të, Serxhi Enrik e dyfishoi epërsinë ndaj mbretërorëve, ndërsa 5 minuta më vonë, Kike shënoi golin e 3-të për të vulosur fitoren e Eibarit.
Me këtë fitore, Eibari është ngritur në vendin e 7-të me 18 pikë, dy më pak se Reali i Madridit, që është një shkallë më lart, me 20 pikë. Kjo disfatë e Realit të Madridit është në vazhdën e ecurisë së pasigurt të skuadrës madrilene dhe këtë herë as trajneri Skolari nuk ka çfarë t’i bëjë më Realit.