AlbanianSport.com 24/11/2018 14:25
ASNN – Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar analizon paketën e hartuar nga qeveria. Një hap në kohën e duhur dhe me synim përkrahjen e sportit, por një paketë që kishte nevojë për më tepër konsultime dhe saktësime në kriteret e tij. Kështu e ka cilësuar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, vendimin e Këshillit të Ministrave për Sportistët e Nivelit të Lartë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për Sportistët e Nivelit të Lartë ka ardhur në kohën e duhur. Kështu ka deklaruar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Megjithatë, Bezhani ka nxjerrë në pah mungesën e konsultimet me komunitetin e sportit.
Sipas kreut të lëvizjes olimpike shqiptare, lipset ndryshimi i qasjes ndaj administrimit të sportit. Ish-mundësi “kampion” ka vërejtje konkrete edhe për kriteret e vlerësimit. Për Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, sporti ka shumë nevojë për një tjetër akt ligjor nga ana e qeverisë.