AlbanianSport.com 23/11/2018 17:10
ASNN – Në Kategorinë e Parë, skuadra e Invejdërs fitoi 87-80 ndaj Apolonisë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, suksesi i 6-të ky në 7 javë kampionat, duke marrë kreun e renditjes.
Një fitore e vështirë e ekipit të trajnerit Mikel Serbo, që tregoi karakter në fushë ndaj një rivali që deri në fund tentoi të surprizojë. Nesër do të luhen ndeshjet e tjera të kësaj kategoria të kampionatit.
Të shtunën nisi edhe java e 7-të e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Meshkujve, Kategorisë së Parë, ku kryesuesit e Invejdërs mposhtën Apoloninë e vendit të fundit me rezultatin 87-80.
Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, konkretisht Flamurtari-Skënderbeu dhe Elbasani-Tirana Eagles Basket. Në këtë kategori, kryesimin e ka Invajdërs me 13 pikë, ndjekur në vend të dytë nga Tirana Eagles Basket me 11 pikë.
Në vend të tretë është Skënderbeu me 9 pikë, ndërsa më tej, në vend të 4-t është Flamurtari, me 8 pikë, në vend të 5-të, Elbasani, me 8 pikë dhe në vend të 6-të, po me 8 pikë, Apolonia.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 7-të:
E premte, 23 nëntor 2018:
Invejdërs – Apolonia 87-80
E shtunë, 24 nëntor 2018:
Flamurtari – Skënderbeu ora 13:00
Elbasani – Tirana Eagles Basket ora 15:00
Renditja:
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Invejdërs 7 6 1 13
- Tirana Eagles Basket 6 5 1 11
- Skënderbeu 6 3 3 9
- Flamurtari 6 2 4 8
- Elbasani 7 2 4 8
- Apolonia 7 1 6 8