AlbanianSport.com 23.10.2014 18:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 6-të dhe, ndonëse ishte pushim për efekt kalendari, Studenti, vazhdon të kryesojë renditjen në kuotën e 15 pikëve.
Por kampionëve në fuqi të Ylli Tomorrit u është bashkuar në krye edhe Tirana, e cila ka mundur Farka Volejin 3-1 dhe vetëm setaverazhi e mban në vend të dytë. Tri pikë pas dyshes së kreut janë Vllaznia dhe Teuta.
Shkodranët fituar në 3 sete në Elbasan ndaj skuadrës vendase, ndërsa durrsakëve iu deshën 4 sete për të mposhtur në fushën e tyre Skënderbeun. Farka Volej mban vendin e 5-të me 6 pikë, e ndjekur nga Elbasani me 2 dhe Skënderbeu me një pikë të vetme.
ELBASANI – VLLAZNIA 0-3
(18-25, 20-25, 20-25)
ELBASANI: Kallajxhiu, Zenelhoxha, Agushaj, Çullhaj, Kulla, Idrizi / Arapi, Biba, Kasa, Gashi. Trajner: A. Shabanaj.
VLLAZNIA: Miloti, Çekini, A. Qafarena, Taflaj, N. Qafarena, Jukni / Kola. Trajner: A. Kalaja.
GJYQTARË: V. Sojati, E. Dusha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 7-të
(22 nëntor 2014)
Tirana – Farka Volej 3-1
Elbasani – Vllaznia 0-3
Teuta – Skënderbeu 3-1
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 6 5 1 16-5 15
- Tirana 6 5 1 15-6 15
- Vllaznia 6 4 2 14-7 12
- Teuta 6 4 2 12-10 12
- Farka Volej 6 2 4 9-12 6
- Elbasani 6 1 5 5-17 2
- Skënderbeu 6 0 6 4-18 1