Peshëngritje / Masllavica synon trajner të huaj për Kombëtaren e shtangës

Share Button

AlbanianSport.com 21/11/2018 18:25

ASNN – Trajner i huaj për peshëngritjen, do të përgatisë Kombëtaren për Evropianin e ardhshëm. Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me Federatën Botërore të shtangës do të sjellë në Shqipëri një trajner të huaj për të drejtuar skuadrën kombëtare për një periudhë 3-mujore, me objektiv për të përgatitur ekipin kombëtar të shtangës për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Propozimin e emrit dhe bekimin e ardhjes së një trajneri të njohur në krye të Kombëtares së peshëngritjes do ta bëjë pikërisht Federata Botërore e këtij sporti, e cila ka premtuar ta ndihmojë Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pas një periudhe të trazuar dhe pas ndryshimeve që u bënë në kryesi e presidencë. Pikërisht, presidenti i ri i federatës, Theodhor Masllavica ka bërë një punë të madhe për të eliminuar plagën e madhe të dopingut.

Para se të çojë sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare, u bën atyre testin anti-doping, për të evituar kështu ndonjë skandal që sjell pasoja për ekipet kombëtare dhe shtangën shqiptare në tërësi. Madje presidenti i ka bërë këto teste dhe lëvizje të tjera me shpenzime nga xhepi i tij, ashtu sikundër është edhe e tij kjo nismë për trajnerin e huaj për shtangistët shqiptarë.

Atmosfera është pozitive dhe përveç trajnerit të huaj, në fillim të vitit tjetër do të ketë edhe kurse për gjyqtarët e shtangës dhe trajnerët e rinj, ndërkohë që në fund të këtij muaji është parashikuar për nder të 28 Nëntorit edhe një veprimtari e rëndësishëm, kampionati kombëtar i moshës deri në 20 vjeç, ku për fituesit do të ketë medalje dhe shpërblime. E thënë ndryshe, peshëngritja po futet në rrugën e duhur dhe pas investimeve të bëra pritet të vijnë edhe rezultatet pozitive.

Problem mbetet trajtimi i të ashtuquajturve “elitarë”. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli e Briken Calja, që marrin mbi 6 mijë euro në vit secili nga federata, por dështimi në Botëror për dy të parët ka sjellë një kritikë në rritje në komunitetin e shtangës, ku thuhet se një pjesë e parave duhet të shkojnë për të rinjtë, në mënyrë që të jenë të motivuar. Edhe kjo çështje pritet të diskutohet në asamble në mbledhjen e fundvitit, ku pritet të merren edhe disa masa të rëndësishme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh